
Vėllau im – Zoti tė mėshiroft - dije se ēėshtjet e Islamit, Imanit, Kufrit dhe nifakut janė ēėshtje tė mėdha. Allahu s.v.t. lumturin dhe vuajtjen, shpėrblimin dhe dėnimin i ka lidhur me kėto emra. Divergjenca e pare qė ka ndodhur nė ummet ka qen nė tė emėrtuarat e kėtyre emrave, ashtuqė edhe devijimi i pare ka ndodhur nė mosnjohjen e kuptimit tė vėrtet tė kėtyre emrave. Tė parėt qė devijuan nė kėto emra nuk kishin qėllim tė keq, tekstet e kur’anit dhe sunetit i madhėronin, me ato dėshmonin, porse nuk i kuptonin.
Bismilahi Rrahmani Rahim
Falėnderimet dhe lavdrimet i takojnė Allahut s.v.t. paqa dhe mėshira qoftė mbi Pejgamberin, salallahu alejhi we selem, mbi shokėt e tij dhe familjen e tij.
Vėllau im – Zoti tė mėshiroft - dije se ēėshtjet e Islamit, Imanit, Kufrit dhe nifakut janė ēėshtje tė mėdha. Allahu s.v.t. lumturin dhe vuajtjen, shpėrblimin dhe dėnimin i ka lidhur me kėto emra. Divergjenca e pare qė ka ndodhur nė ummet ka qen nė tė emėrtuarat e kėtyre emrave, ashtuqė edhe devijimi i pare ka ndodhur nė mosnjohjen e kuptimit tė vėrtet tė kėtyre emrave. Tė parėt qė devijuan nė kėto emra nuk kishin qėllim tė keq, tekstet e kur’anit dhe sunetit i madhėronin, me ato dėshmonin, porse nuk i kuptonin.
Prandaj duke ditur rendėsin e kėsaj teme dhe rreziku qė kanosej dhe i kanoset tė vėrtetės nga fraksionet e humbura, tė shtrira nė cdo vend dhe tė ndihmuara nga mbretrit dhe qeverit pėr tė heshtur zėrin e Tevhidit, me pasuri dhe ushtri, si kompensim pėr fraksionet qė me mendimet e tyre i ndihmuan ti mbajn kolltuqet, tė ndihmojnė kufrin, tė shtrijn zullumin, tė derdhin gjakun dhe tė hajnė pasurin e besimtarve. Na bėhet obligim qė me kėtė shkrim modest tė ndihmojm thirrjen e vėrtet, tė kumtojm besimin e ehli sunnetit dhe tė shpalosim tė zezėn e fraksioneve tė Irxhaut, ithtarėve tė Xhehm ibn Safvanit qė janė nė ēdo kėnd, thėrrasin nė ēdo hap, ia kan hapur njerėzve dyert e kufrit, ia kanė imtėsuar mėkatin dhe ia kan lehtėsuar dalaletin, nė emėr tė ehli sunnetit.
Duke e ditur se ne trojet tona pėrhapet dhe mėsohet tė besuarit e imanit nė mėnyrėn e Xhehm ibn Safvanit dhe se nė emėr tė Ehli Sunneti, dhe pas medhhebit Hanefij, e fshehin dalaletin e Safvanit, na obligohet tė bėjmė bejan se ē’far don tė thot fjala Iman tek Ehli Sunneti, poashtu edhe te ithtarėt e Xhehm ibn Safvanit- Allahu mos i shtoft tė ngjashmit me tė.
Kėtė shkrim e kam quajtur "Imani te Ehli Suneti dhe fraksionet e Irxhaut". E kam ndar nė mėsime, ne formėn e mėsimeve qė mbahen nė klas, ashtuqė lexuesit t’ia lehtėsoj tė kuptuarit e kėtij shkrimi.
Lus Allahun s.v.t. tė na dhuroj dituri tė dobishme, zemėr tė frikėsuar (nga Allahu), dhe vepėr tė pranuar. Siē e lus tė na mbrojė nga dituria qė nuk bėn dobi, nga zemra qė nuk frikėsohet, nga shpirti qė nuk ngopet dhe lutja qė nuk pranohet.
Lus Allahun s.v.t. qė kėtė shkrim ta gjejė nė faqen e veprave tė mira ditėn kur do ta takoj, vėrtet ai dėgjon dhe i pėgjigjet lutjeve.
Ē“farė don tė thotė Ehlu Sunneh we el-Xhema-ah?
Fjala Ehli sunneh we el xhema-ah don tė thotė: ithtarė tė sunetit dhe xhematit. Quhen kėshtu sepse ndjekin sunetin nė ēėshtjet e divergjences, sipas porosis sė Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, nė hadithin e Irbad ibn Sarijes [1], "Kush do tė jetoj nga ju, do tė sheh polemika tė shumta, atėherė le tė kapet pėr sunetin tim…"[2].
Kurse quhen ndjekės tė xhematit, ngase i pėrmbahen tė vėrtetės, qė e kanė
ndjekur xhemati i parė dhe ata janė Pejgamberi, salallahu alejhi we selem dhe
shokėt e tij, Allahu qoftė i kėnaqur me ata, ashtu siē ka thenė Pejgamberi,
sallahu alejhi we selem, nė hadithin e Muavijes[3]
r.a. "…tė gjitha fraksionet do tė jenė nė zjarrė pėrveē njėrės dhe ai ėshtė
xhemati."
[transmeton Ahmedi]
Tė argumentuarit e Ehli Sunnetit
Rruga e ehli sunnetit nė tė argumentuar ėshtė tė kapurit pėr kur’anin, sunetin, dhe konsenzuesin e selefit.
Shejkhu el-islam Ibn Tejmije thotė:
"Ata (ehlu suneti) janė ithtarėt e kur’anit dhe sunetit, sepse fjalės sė
Allahut i japin pėrparėsi mbi fjalėn e njerėzve dhe udhėzimit tė Pejgamberit,
sallahu alejhi we selem, i japim pėrparėsi mbi mėsimeve tė ēdo kujt tjetėr dhe
ndjekin gjurmėt e tij nga jashtė dhe mbrenda."
[Mexhmul el-Fetava 3/157]
Poashtu thotė:
"Konsenzuesi ėshtė baza e tretė nė tė cilėn bazohen (ehlu suneti) nė
ēėshtjet e diturisė dhe fesė."
[Mexhmu el-Fetava, 3/157]
Thotė:
"Feja e muslimanėve mbėshtet nė ndjekjen e fjalės sė Allahut, sunetin e
tė Dėrguarit, salallahu alejhi we selem dhe nė atė qė janė pėlqyerė Ummeti. Kėto
tri gjėra janė baza tė mbrojtura."
[Mexhmu el-Fetava, 20/164]
Prandaj, besimi i ehli sunetit ėshtė i mbrojtur nga devijimi sepse bazohet nė kėto tri bazat e bekuara e tė mbrojura, pėr dallim nga besimi i itharėve tė bidatit.
Shejkhu el-Islam Ibn Tejmije duke treguar bazat e ehli sunetit nė marrjen e besimit thotė:"Janė Kur’ani, suneti, Ixhmai (Konsenzusi), kurse krahas tyre
ka njerėz qė bazė kanė endėrrat, tregimet dhe israilijatet (tregimet nga beni
israilėt)."
[Mexhmu el-Fetava, 19/5]
Epitetet tjera me tė cilat njihen ehli suneti
Ehlu suneti njihen edhe me epitete tjera si:
1. Ehlu el-Hadith - Ithtarėt e hadithit Quhen kėshtu pėrshkak angazhimit tė tyre nė njohjen, studimin dhe tubimin e hadithit. Andaj Ahmed ibn Hanbeli[4] kur ėshtė pyetur se kush ėshtė xhemati? Ka thenė: nėse nuk janė Ehlu el-Hadithi, nuk e di kush mundė te jenė.
2. El-Selef Salih – Tė parėt tanė tė mirė Tė thelluarit nė
dituri qė kanė ndjekur rrugėn e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, e qė
kanė ruajtur sunetin e tij. Qė i ka zgjedhur Allahu si shoqėri tė tė Dėrguarit
tė Tij, i ka zgjedhur pėr ta ngritur fenė e Tij dhe ka qenė i kėnqur qė ata tė
jenė prijės tė umetit. Kanė luftuar nė rrugėn e Allahut, kanė kėshilluar kėtė
umet, dhe pėr tė arrit kėnaqėsin e Allahut kanė dhėnė veten e tyre.
(el-Mufesirune bejne te’vili wel Ithbat 1/18).
Ebu Seid el-Sem’anij thotė: "Selefij i thuhet atij qė i pėrmbahet selefit, ashtu
siē kam dėgjuar" (el-Ensab li Sem’ani 7/168)
3. El-Firkatu Naxhije - Grupi i shpėtuar Ebu Abdilah ibn Bata el-Akberij ka shkruar librin "el-Ibane an sheriati Firkati Naxhije ve muxhanebetil firek el-medhmume-"Shpjegimi i besimit tė grupit tė shpėtuar dhe largimi nga fraksionet e shėmtuara". Ishte nga dijetarėt e shekullit tė gjashtė.
4. Taifetu el-Mensure - Pala e Ndihmuar, ngase pėrmbledh vetit e pales sė ndihmuar qė i ka pėrmendur Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, nė hadithin qė ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.
Shejkhu el-Islam Ibn Tejmije nė Akiden Vasitije kur flet pėr grupėn e shpėtuar thotė: "Ata janė Pala e ndihmuar pėr tė cilėt Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thenė: "Do tė vazhdojė njė palė nga umeti im ti pėrmbahen tė vėrtetės haptas, nuk do ti dėmtojė ai qė do ti braktis, e as ata qė i kundėrshtojnė, derisa tė ndodhė kijameti" (el-Akidetu el-Vasitje /208 me shpjegim nga fjalėt e Ibn Tejmijes ka bėrė pėrmbledhjen Halid el-Muslih).
Pala e ndihmuar dhe grupa e shpėtuar
Mirėpo hadithet e Pejgamberit, salallahu alejhi we selem, se pala e ndihmuar janė njė pale e njerėzve nga umeti i tij, njerėz nga umeti i tij, apo grup – Isabe, na japin tė kuptojmė se pala e ndihmuar janė njerėz nga grupi i shpėtuar.
Ėshtė e vėrtetė se nuk ėshtė pėrcjelluar se selefi (tė parėt tanė tė mire) kanė dalluar mes grupit tė shpėtuar dhe palės sė ndihmuar, siē ėshtė transmetuar nga Imam Ahmedi dhe tė tjerė, se ka thėnė: "Se Allahu ia ka bėrė fitoren e hapur ehli sunetit me shpat dhe shtizė ose me argumente dhe fakte" (shih: el-Xhevab el Sahih limen bedel din el Mesih li shejkhil islam Ibn Tejmije 1/239).
Shkaku i mosndarjes – Allahu e din mė sė miri - por mund tė themi qėndron nė atė se nė kohėn e selefit (tė parėve tanė tė mirė) deri nė njė kohė, grupi i shpėtuar ishte ai i njejti qė qėndronte nė mbrojtjen e fesė sė Allahut, haptas para ithtarėve tė kufrit, ajo ishte qė bėnte xhihad, urdhėronte nė tė mire dhe ndalonte nga e keqja. Andaj kanė merituar tė jenė nga grupi i shpėtuar dhe pala e ndihmuar.
Kurse nė kohėn e sotme gjendja ka ndryshuar, sepse ata qė bėjnė xhihad nė rrugėn e Allahut, ndihmojnė tė vėrtetėn, shfaqin thirrjen e Tevhidit dhe distancimin nga shirku dhe ithtarėt e shirkut, janė njė pakicė nga grupi i shpėtuar. Andaj meritojnė tė jenė pala e ndihmuar ashtu siē e ka pėrmendur Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, se janė grup qė luftojnė nė rrugėn e Allahut edhepse kundėrshtohen nga kundėrshtarėt dhe braktisen nga ata qė i braktisin. (shih mė gjerėsisht: Kavaid fi Bejani Hakikati el Iman inde ehli suneti we el Xhemaah f.59-60).
Shejkh Albani thotė: "Atė qė e pretendon nje thėrris nga vėllezėrit tanė se ka dallim mes palės sė ndihmuar dhe grupit tė shpėtuar, ai ėshtė mendim i tij, nuk e shoh larg tė vėrtetės. Kemi pėrmendur nga dijetarėt e hadithit nė komentin e palės sė ndihmuar, se janė dijetarėt e hadithit dhe ata qė ndjekin gjurmėt e transmetimeve. Andaj qartėsohet, se ēdo kush qė i takon grupit tė shpėtuar nuk ėshtė prej dijetarėve, apo nga dijetarėt e hadithit. Shih, sahabėt e Pejgamberit, salallahu alejhi we selem, ata prezantojnė grupin e shpėtuar, obligohemi tė ndjekim rrugėn e tyre, megjithėatė, nuk ishin tė gjithė dijetarė, por shumica e tyre ndjeknin dijetarėt e tyre. Shihet qartė se mes fjalės grup dhe palė ka kuptim tė pėrgjithshėm dhe tė veēantė. Mirėpo nuk shoh dobi tė madhe tė mirrem me kritika nė kėtė ēėshtje pėr tė ruajtur davetin dhe bashkimin." (Silsiletu sahiha v.1/ pjesa e dytė. Fusnota numėr 9).
Historia e paraqitjes sė kėtij emri
Shejkhu el-Islam ibn Tejmije[5] thotė: "Medhhebi i ehli sunetit ėshtė medhheb i vjetėr, i njohur, para se tė krijoj Allahu Ebu Hanifen, Malikun, Shafiun, Ahmedin. Ėshtė medhhebi i Sahabėve qė kanė marrė fenė nga Pejgamberi i tyre, salallahu alejhi we selem, kush kundėrshton kėtė, ėshtė bidatgji tek ehli suneti"(Minhaxh el-Suneh el-Nebevije fi el-Redi ala shiati el-Kaderijeti 2/482)
Sahabėt nuk e pėrdorėn kėtė emėr ngase ata tė gjithė ishin ithtarė tė sunnetit, nuk kishte nė mesin e tyre bidatgjinjė, dhe nuk ishte paraqitur nevoja tė thėrrasin veten me kėtė emėr. Kur u paraqitėn fraksionet dhe u shtua bidati u detyruan tė pėrmendin kėtė emėr pėr tu dalluar nga ata, bidatgjinjėt. Kjo vėrehet qartė nė fjalėt e tabiinit tė ndershėm Muhamed ibn Sirinit.
Transmeton Muslimi[6] nė hyrje tė sahihut tė tij me zingjirė nga Ibn Sirini7 se ka thenė: "Nuk pyetnin pėr zingjirin (e hadithit) derisa ndodhėn fitnet, kur ndodhėn fitnet thane: tregoni emrat e burrave tuaj (emėrat e njerėzve tė zingjirit), shikohej nė ehli sunetin dhe merrej hadithi i tyre, shikohej nė ithtarėt e bidatit dhe lihej hadithi i tyre".
Kuptohet nga fjalėt e Ibn Sirinit[7], se ky emėr ėshtė pėrdorė pas paraqitjes sė bidatgjinjėve.
Librat burimorė nė tė cilat pėrcillet akideja[8] e Ehli Sunnetit
Librat nė akiden e Ehli Sunnetit kanė filluar tė shkruhen nė formė tė kritikave ndaj fraksioneve tė humbura, kėshtuqė Ahmed ibn Hambeli ka shkruar librin "Pėrgjigje Zenadikėve dhe Xhehmive", Buhariu[9] ka shkruar librin "Pėrgjigje Xhehmive" Uthman ibn Seiid el-Darimij[10] , "Pėrgjigje Bishėr el-Mirisit"[11], si pėrgjigje kundėr Havarixhėve, Mutezeilive, dhe Murxhive ka shkruar Ebu Ubejd el-Kasimi ibn Selam[12] librin "el-Iman", kėshtu ka vepruar edhe Ebu Bekr ibn Ebi Shejbe[13] nė librin "el-Iman". Kėto libra pėrfshijnė disa tema tė akides. Gjithashtu si libra tė akides hynė edhe kapitujt el-Iman dhe el-suneh nė librat e hadithit siē janė gjashtė koleksionet e librave tė hadithit.
Pas kėsaj janė shkruar librat e akides qė pėrmbledhin shumicėn e ēėshtjeve tė akides, por nuk janė emėrtuar si libra tė akides.
Kur filloi emėrimi i librave tė besimit me emrin "AKIDE"
Emėrtimi i librave me emrin akide ka filluar tė pėrdoret nė fillim tė shekullit tė pestė hixhri.
Kurse para shekullit tė pestė hixhri, librat e akides janė njohur me emrin "el-Suneh" si kundėr pėrgjigje nda librave tė bidatgjinjėve. Prej librave tė akides qė janė me kėtė emėr janė:
Pastaj librat e akides janė njohur edhe me emrin el-Sheriah siē janė:
Janė njohur edhe me emrin el-Usul siē ka vepruar Ebu el-Hasen el-Eshariu[20] nė librin e tij "el-Ibane an Usuli el-Dijane".
Pastaj nė fillim tė shekullit tė pestė ka filluar tė pėrdoret termi el-Akide pėr librat e akides, siē ka emėrtuar Ebu el-kasim el-Lalikai[21], librin e tij "Sherh Usul I’tikad Ehli Suneh We el-Xhemaah".
Nė tė gjitha kėto libra, autorėt sjellin akiden e Ehli Sunetit me zingjirė tė tyre, me pėrjashtim, Ebu Hasan el-Eshariut i cili ka pėrmedur akiden nė formė tė tekstit pa zingjirė.
Nė kėtė formė, dijetarėt e selefit i shkruanin librat, duke dėshmuar akiden e tyre me transmetime nga Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, shokėt e tij, dhe Tabiinėt[22], andaj kėto libra llogariten libra burimor tė akides.
Kėtė rrugė ka ndjekur edhe Ebu Kasim el-Lilakai nė librin e tij, duke filluar me akiden e Sufjan el-Thevri[23], el-Evzaiut[24], Sufjan ibn Ujejnes[25], pastaj Ahmed ibn Hanbelit, Ali ibn el-Medinit[26], Ebi Thevrit[27], Buhariut, dhe e ka pėrfunduar me pėrcjelljen e akides sė Ibn Xherir el-Taberiut[28], Allahu qoftė i kėnaqur me ata.
Prej librave tė njohur nė shkencėn e akides qė janė shkruar nė formė tė shkurtėr ėshtė "Teksti i Akides Tahavije" nga autori Ebi Xha’fer el-Tahavij[29], mirėpo nė ēėshtjen e imanit ka ndjekur rrugėn e murxhive. (siē do tė pėrmendim mė vonė).
Kėshtu ka pėrfunduar gjenerata e cila ka shkruar librat e akides me zingjir, dhe ka vazhduar tė shkruhen librat e akides me tektse, duke mos pėrmendur zingjirin e transmetimeve, dhe prej mė tė njohurave janė:
Pastaj kanė filluar shkrimet nė formė tė shpjegimeve dhe Kasideve siē janė librat e Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajimit[31], Kasideja "Nunija e Ibn Kajjimit" , "el-Durretul el-Mudijeh" tė el-Sefarinit[32] tė cilėn e ka shpjeguar vetė el-Sefarini nė librin "Levamiu el-Envar el-Behije", kasideja "Sulemu el-Vusul" tė Hafidh Hakemit[33] qė e ka shpjeguar vetė nė librin "Mearixhu el-Kabul".
Kurse, librat e Ibn Tejmijes nė akide qė pėrmbledhin kėtė temė, dymbėdhjet vėllimet e para nė Mexhmuatu el-Fetava, janė njė hallkė lidhėse mė me rendėsi nė shkrimet e bėra nė akide[34].
Fund i Mėsimit tė Parė ::: Vazhdon :::
| Autor: | Shukri Aliu |
| Kur“an dhe Sunnet © 2007 | |