Shpenzoni, o ju robėr tė All-llahut [subhanehu ve teala]

"Nuk lėvizin kėmbėt e birit tė Ademit Ditėn e Kijametit dersa nuk pyetet pėr pesė gjėra: pėr jetėn, ku e ka harxhuar; pėr rinin, ku e ka kaluar; pėr pasurinė, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe ēka ka vepruar me diturinė e tij". [Tirmidhi]

 


 

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)

"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)

"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)

Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...

Falėnderimi i qoftė All-llahut, i Cili i nxiti robėt e Tij qė tė jenė bujar dhe fisnik, pasiqė u garantoi rizkun dhe pasurinė pėr tė cilėn kanė nevojė. Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi ate qė bujaria dhe fisnikėria e tij kanė kapluar mbarė botėn dhe mbi ata qė e pasojnė nė mėnyrė mė tė mirė deri nė Ditėn e takimit.

Vėlla i nderuar, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"Nuk lėvizin kėmbėt e birit tė Ademit Ditėn e Kijametit dersa nuk pyetet pėr pesė gjėra: pėr jetėn, ku e ka harxhuar; pėr rinin, ku e ka kaluar; pėr pasurinė, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe ēka ka vepruar me diturinė e tij". Hadithi ėshtė hasen, transmeton Tirmidhiu).

Vėlla i nderuar, vallė ke llogaritur mbi pasurinė tėnde, nga e ke fituar dhe ku e ke harxhuar, a e ke fituar nė hallall dhe e harxhon nė hallall, ose e ke fituar nė hallall, mirėpo e harxhon nė haram, ose e ke fituar nė haram dhe e harxhon nė haram?!

- Dije se pasuria ėshtė njėri prej shkaqeve qė tė dėrgon ose nė xhennet ose nė xhehenem. Ai qė pasurinė e tij e shfrytėzon pėr tė bėrė ibadet All-llahun dhe pėr tė dhėnė sadaka nė rrugė tė All-llahut, ate pasuria e dėrgon nė xhennet dhe kėnaqėsi tė All-llahut, kurse ai qė e shfrytėzon pėr tė bėrė mėkat, pėr tė dėfryer epshet e tija dhe pėr tu angazhuar me te nga ibadetet e tija ndaj All-llahut, atėherė kjo pasuri bėhet shkak pėr tė fituar hidhėrimin e All-llahut dhe meriton denimin e Tij tė dhembshėm. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

"…Ata tė cilėt e ruajnė arin e argjendin e nuk e japin pėr rrugėn e All-llahut, lajmėroji pėr njė dėnim tė dhėmbshėm". (Et-Teube: 34).

- Gjithashtu All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se ai qė e shfrytėzon pasurinė e tij pėr tė larguar njerėzit nga rruga e All-llahut, do tė fiton mposhtje Ditėn e Kijametit dhe do tė pendohet pėr kėtė vepėr:

"Ata qė nuk besuan, shpenzojnė pasurinė e tyre pėr tė penguar nga rruga e All-llahut. Ata do tė shpenzojnė atė dhe ajo do tė bėhet dėshprim i tyre, e madje ata do tė mposhten. E ata qė mohuan, do tė pėrmblidhen vetėm nė xhehennem". (El-Enfal: 36).

- Kurse pėr ata qė e shpenzojnė pasurinė e tyre pėr bėrė ibadet All-llahun [subhanehu ve teala] dhe japin sadaka pėr tė kėnaqur All-llahun, pėr ta All-llahu thotė:

"Ata qė lexojnė librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitė qė Ne u kemi dhėnė japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnė nė njė fitim qė kurrė nuk humbet. Qė Ai (All-llahu) do t’ju plotėsojė shpėrblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojė nga mirėsia e Tij, vėrtet Ai ėshtė mėkatfalės dhe shumė dhe shumė mirėnjohės". (Fatir: 29-30).

Ebu Dherri [radijall-llahu anhu] thotė: shkova te Pejgamberi, tė cilin e gjeta nėn hije tė Kabes, e dėgjova duke thėnė: ata janė mėtė humburit, pasha Zotin e Kabes. E pėrsėriti kėtė tre herė. Ebu Dherri tha: U brengosa, fillova tė mar frymė thellė, thashė nė vehte, mė paska goditur ndonjė e keqe, dhe i thashė: kush janė ata, sakrifikofsha babanė dhe nėnėn pėr ty? U pėrgjigj: ata qė kanė mė sė shumti pasuri, pėrveē atyreve qė e ndajnė pasurinė e tyre nė robėrit e All-llahut kėndej e andej, mirėpo ata janė pakicė. Secili njeri qė vdes dhe le pas vehte dhen, ose deve ose lopė, pa ua dhėnė zekatin, kėro kafshė Ditėn e Kijametit vijnė mė tė mėdha dhe mė tė shėndosha, e shkelin me thembrat e tyre dhe e lėndojnė me brirėt e tyre derisa All-llahu tė gjykon mes njerėzve…". (Buhariu dhe Muslimi).

- Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Secili njeri qė ka poseduar ari ose argjend e nuk ia ka dhėnė hakun, Ditėn e Kijametit do t’i bėhen plaka nga zjari e do tė hekuroset me to nė zjar tė xhehenemit, do t’i hekuroset balli, krahėt dhe shpinda. Ēdo herė qė ftohet i pėrsėriet ky proces nė njė ditė qė zgjat sa 50 mijė vjet dhe sheh rrugėn e tij ose pėr nė xhennet ose pėr nė xhehenem". (Muslimi).

-Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kujt i jep All-llahu pasuri e nuk ia jep zekatin, Ditėn e Kijametit do t’i del njė gjarpėr me dy pika mbi sy, i cili e mbėshtjellė dhe e kap pėr fėlqi dhe thotė: unė jam pasurija jote, unė jam thesari yt". (Buhariu).

Domosdoshmėria e dhėnjes sė zekatit dhe synimet e tij

Vėlla i nderuar musliman dije se zekati i pasurisė ėshtė njė prej shtyllave tė Islamit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Islami ngritet mbi pesė shtylla: dėshmia se s’ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguar i All-llahut, falja e namazit, dhėnja e zekatit, agjėrimi i Ramazanit dhe shkuarja nė haxhxh pėr ate qė ka mundėsi". (Buhariu dhe Muslimi).

- Kurse Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotė: secili qė nuk ia ka dhėnė zekatin pasurisė sė tij, kur tė vdes kėrkon tė kthehet prapė, pastaj lexoi ajetin:

"Dhe jepni nga ajo qė Ne u kemi dhėnė juve, para se ndonjėrit prej jush t’i vijė vdekja, e atėherė tė thotė: "O Zoti im, pėrse nuk mė shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), qė tė jepja lėmoshė e tė bėhesha prej tė mirėve!" Po, All-llahu kurrsesi askė nuk e shtyn pėr mė vonė, kur atij t’i vijė afati i vet. All-llahu hollėsisht ėshtė i njohur me atė qė ju punoni". (El-Munafikun: 10-11).

- Ibn Xhevziu thotė: njeriu i zgjuar duhet tė kuptojė qėllimin e zekatit, e kjo del nė sesh nė tre aspekte:

- sprovė duke nxjerur sendin mė tė dashur,

- pastrim nga cilėsia e koprracisė,

- falėnderim pėr dhuntinė e pasurisė. Le tė kujton dhuntinė e All-llahut, i Cili e ka bėrė dhėnės e jo marės.

Kėsaj mund t’ia shtojmė edhe kėtė:

- dalja nė ndihmė tė varfėrve dhe nevojtarėve dhe pėr tė larė borxhin borxhlitė,

- forcimi i shpirtit tė xhematit mes individėve tė njė shoqėrie dhe mosmllefosja dhe moszilia e tė varfurve pėrkundėr tė pasurve.

- Mbrojtja e shtetit islam duke e forcuar ushtrinė islame dhe duke shpenzuar pėr muxhahdiėt dhe pėr xhihad.

Nxitje pėr sadaka

Islami ka nxitur muslimanėt tė japin sadaka, tė jenė tė mėshirshėm ndaj tė varfėrve, tu dalin nė ndihmė nevojtarėve dhe tė varfurve, kurse pėr kėtė ka prėgaditur shpėrblim tė madh nė Ditėn e Kijametit.

- Ebu Seid El-Hudriu [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pa njė njeri duke larguar devenė e tij nė skajet e grupit dhe tha: "Kush ka shalė tepėr, le tia jep vėllaut tė vet dhe kush ka ushqim tepėr, le tia jep vėllaut tė vet". Ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotė: kuptuam se askujt nuk i lejohet t’i teprojė ndonjė gjė. (Muslimi).

- Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush jep sadaka nga fitimi i tij i pastėr, sepse All-llahu vetėm tė pastrėn e pranon, sa njė kokėr hurme, All-llahu e pranon me tė Djathtėn e Tij dhe ia zmadhon pronarit tė vet, ashtu sikurse ju e rritni mazin tuaj, derisa tia bėjė sikur kodra". (Buhariu dhe Muslimi).

- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka treguar se sadakaj i bėhet hije nga tė nxehtit e diellit Ditėn e Kijametit, kur tu afrohet dielli njerėzve pėrmbi kokė. Ukbe ibn Amir [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Secili njeri do tė jetė nėn hije tė sadakasė sė tij derisa tė gjukohet mes njerėzve". (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ahmedi dhe Hakimi).

- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka treguar se shpėrblimi i sadakasė nė Ditėn e Kijametit i shumfishohet deri nė shtatėqindfish. Ebu Mesud El-Ensariu [radijall-llahu anhu] thotė: erdhi njė njeri me deve tė vulosur dhe tha: kjo le tė jetė sadak nė rrugė tė All-llahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Pėr kėtė deve do tė keshė shtaqind deve tė vulosura nė Ditėn e Kijametit". (Muslimi).

- Sadakaja e fikė hidhėrimin e Zotit dhe pengon vdekjen e keqe. Enesi [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Me tė vėrtetė sadakaja nė fshehtėsi e fikė hidhėrimin e Zotit, pėrkujdesi pėr familjen ta shton jetėn dhe bėrja mirė pengon vdekjen e keqe". (hadithi ėshtė sahih, transmeton Taberaniu).

- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tregon se sadakaja i largon kurthet e shejtanit. Burejde [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Secili njeri qė jep sadaka, me te largon prej vehtes kurthet e shtatėdhjet shejtanave". ( Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ahmedi).

- All-llahu [subhanehu ve teala] tregon se zekati ėshtė pastrim pėr muslimanin, i pastrohet shpirti dhe ngritet nga veset e kėqija, siē ėshtė koprracia, dhėnja pėrparėsi vetvetes, etj.

"Merr prej pasurisė sė tyre lėmoshė qė t’i pastrosh me tė dhe t’u shtosh (tė mirat)…". (Et-Teube: 103).

- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka treguar se sadakaja nuk e pakėson pasurinė, bile e shton nga shkaku i bereqetit tė dhėnjes dhė shpėrndarjes: "Nuk pakėsohet pasuria prej sadakasė…". (Muslimi).

Me tė vėrtetė meritohet tė qahet dhe tė na vjen keq nėse na kalojnė gradat e larta tė xhennetit dhe dhuntitė e pėrhershme nė te.

Sahabet kur kanė dėgjuar ajetin:

"…ju shpejtoni kah punėt e mbara…". (El-Bekare: 148).

"Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr nė njė Xhennet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit. Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė u falin (tė keqen) njerėzve, e All-llahu i do bamirėsit". (Ali Imran: 133-134). Kanė kuptuar qė secili duhet t’ia kalon tjetrit nė kėtė tė mirė dhe tė nxiton qė tė arrijė kėtė gradė tė lartė. Ata kur shihnin se ndokush punon shumė pėr ahiret mundoheshin ta arrinin dhe t’ia kalonin, pra garimi i tyre ishtė pėr punė tė ahiretit, siē thotė All-llahu [subhanehu ve teala]:

"…E pėr shpėrblim tė tillė le tė garojnė ata qė lakmojnė tė mirėn". (El-Mutaffifin: 26).

Kurse ne jemi duke e bėrė krejtėsisht tė kundėrtėn, ne garojmė pėr gjėra tė pavlerė tė kėsaj bote dhe pėr kėnaqėsitė e saja kalimtare.

Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotė: "Nėse sheh ndonjė njeri qė garon me ty pėr dunja, garo me te pėr ahiret".

Vehib Ibn Verdi thotė: "Nėse mundesh mos tė ta kalon askush, pėr kėtė vepro".

Omer ibn Abdul-Azizi [rahimehull-llah] gjatė haxhxhit, kur njerėzit dilnin nga Arafati, thoshte: "nuk ua kalon njerėzve ai qė devene e tij e nxjer i pari, por ua ka kaluar ai, tė cilit i janė falur mėkatet".

Sjellja gjatė dhėnjes sė zekatit dhė sadakasė

Shpenzimi kaplon edhe zekatin qė e kemi obligim edhe sadakanė qė ėshtė vepėr vullnetare, andaj njeriu qė shpenzon nė rrugė tė All-llahut duhet t’i ketė para sysh kėto rregulla:

1- Pastrimin e nijetit. Sadakadhėnėsi duhet tė pastron nijetin e tij, tė shpreson me kėtė sadaka Fytyrnė e All-llahut [subhanehu ve teala], sepse nėse nuk e shpresėn Fytyrėn e All-llahut, por e bėnė pėr ta parė dhe dėgjuar njerėzit, kjo vepėr nuk pranohet prej tyre, bile edhe dėnohet pėr kėtė vepėr.

2- Pasuria nga e cila jep sadaka le tė jetė prej hallallit. Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "All-llahu nuk e pranonė sadakanė, qė jipet nga pasuria e vjedhur nga prehu i luftės". (Muslimi).

3- Zgjedhe pasurinė mė tė mirė.

"O ju qė besuat, jepni nga mė e mira e asaj qė e fituat dhe nga ajo qė u dhamė prej tokės, e mos nxitoni ta jepni atė mė tė pavlefshmen nga ajo, e qė ju nuk do ta pranonit pėr vete vetėm symbyllas. E, dinė se All-llahu s’ka nevojė pėr ju, ėshtė i Madhėruar". (El-Bekare: 267).

- Enesi [radijall-llahu anhu] tregon se Ebu Talha ishte njeriu qė kishte mė shumė hurma nė Medine, kurse pjesa mė e dashur e tij ishte njė copė tokė qė quhej Bejruha- copė e tokės nė Medine. Kjo copė e tokės gjindej para xhamisė, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hynte dhe pinte ujė nga uji i mirė i atij kopshti. Kur zbriti ajeti:

"Kurrė nuk do tė arrini sinqeritetin e plotė me besim (as kėnaqėsinė e lumtur nė xhennet) derisa tė mos e jepni mė tė dhembshmen (mė tė dashurėn) e pasurisė suaj. ?kado qė jepni (pėr Zotin), All-llahu atė e di". (Ali Imran: 92). U ngrit Ebu Talha dhe tha: o i Dėrguar i All-llahut, All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "Kurrė nuk do tė arrini sinqeritetin e plotė me besim (as kėnaqėsinė e lumtur nė xhennet) derisa tė mos e jepni mė tė dhembshmen (mė tė dashurėn) e pasurisė suaj. Ēkado qė jepni (pėr Zotin), All-llahu atė e di", toka mė e dashur e imja ėshtė bejruha, le tė jetė sadaka pėr hirė tė All-llahut, shpresoj tė mirėn e saj dhe shpresoj tė jetė e rezervuar te All-llahu, bėn me tė ēka tė duash. Atėherė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: "Kjo ėshtė pasuri e fituar. Unė dėgjova se ēka the, mirėpo unė mendoj se ėshtė ma mirė tua ndashė tė afėrmėve". Ebu Talha tha: kėshtu do tė veproj, o i Dėrguar i All-llahut! Ebu Talha kėtė pasuri ua ndau tė afrmėve dhe nijvė tė axhallarėve tė tij. (Buhariu dhe Muslimi).

- Nafiu tregon se kur Ibn Omerit [radijall-llahu anhu] i pėlqente ndonjė pjesė e pasurisė sė tij shumė e jipte pėr hirė tė All-llahut. Nafiu vazhdon dhe thotė: disa robėr tė tij kur e kuptuan kėtė gjė, qėndronin shumė kohė nė xhami, bėnin ibadet ma tepėr, kurse kur i shihte Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] kėtė gjendje tė mirė tė tijė, e lironte. Shokėt i thonin: o Ebu Abdur-Rahman, ata kėtė vepėr e bėjnė vetėm qė tė tė mashtrojnė. Ky ua kthente: kush na mashtron me All-llahun, e pranojmė kėtė mashtrim.

- Tregon Seid ibn Hilali se Ibn Omeri qėndroi nė Xhuhfe dhe ishte i sėmurė. Iu kujtua tė kėrkon peshk. Ata kėrkuan dhe vetėm njė peshk e gjetėn. Ndėrkohė erdhi njė i varfur dhe kėrkonte lėmoshė. Ibn Omeri i tha: mere kėtė peshk. Familja i thanė: subhanall-llah, u lodhėm qė tė gjejmė peshk, nga ana tjetėr ne kemi ushqim tjetėr pėr t’i dhėnė. Ai u pėrgjigj: Abdull-llahi e donte peshkun.

- Erdhi njė lypės te dera e Rebiut, e ky tha: jepni sheqer. I thanė: pse t’i japim sheqer, ē’i bėnė dobi sheqeri?! Ua ktheu: Rebiu e do sheqerin, andaj edhe atij jepni sheqer.

4- Dhėnja pėrparėsi tė afėrmėve. Prej rregullave tė dhėnjes sadaka ėshtė qė tu japim pėrparėsi tė afėrmėve. Kėshtu e mėsoi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Ebu Talhėn siē pėrmednėm pak mė lartė. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Sadakaja e dhėnė fukarasė ėshtė sadaka, kurse sadakaja e dhėnė fukarasė sė afėrm ėshtė edhe sadaka edhe pėrkujdesje pėr familjen". (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ahmedi).

5- T’ua japim sadakanė fetarėve. Sadakadhėnėsi duhet zgjedhur qė sadakanė e vet t’ia jep atij qė ėshtė fetar, i cili atė pasuri do ta shfrytėzon pėr ta bėrė ibadet All-llahun [subhanehu ve teala] dhe nuk e harxhon nė mėkat, e kėshtu tė jetė pjesmarės nė mėkatin dhe armiqėsinė e tij.

6- Ta japim sadakanė fshehurazi. Sadakadhėnėsi duhet maksimalisht ta fshehė sadakanė, nė pėrjashtim tė rastit kur nė shfaqje tė sadakasė ka interes mė tė madh. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

"Nėse lėmoshat i jepni haptazi, ajo ėshtė mirė, por nėse ato ua jepni tė varfėrve fshehurazi, ajo ėshtė edhe mė e mirė pėr ju dhe Ai ua largon (me punė tė mira) tė kėqiat. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr veprat tuaja". (El-Bekare: 271).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur i ka pėrmendur ata shtatė njerėz qė do tė hynė nėn Hijen e Tij atė ditė qė ska hije tjetėr pėrveē hijes sė tij, e ka pėrmendur edhe: "njeriun i cili kur jep sadaka e fsheh saqė nuk e di dora e majtė se ēka ka dhėnė dora e djathtė". (Buhariu dhe Muslimi).

7- tė japish ēka tė vjen ndėr duar edhe poqėse ėshtė pak. Prej rregullave ėshtė qė sadakadhėnėsi tė jep atė qė e ka ndėr duar edhe poqėse ėshtė pak, kryesore mos ta kthen lypėsin bosh. Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotė: "Nėse kanė kėrkuar prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kurrė nuk ka thėnė jo". (Buhariu dhe Muslimi).

Hasan Basriu thotė: "I kemi takluar njerėzit qė kanė qenė para nesh, ata nuk e kthenin lypėsin pa asgjė".

Erdhi njė lypės te Aisheja [radijall-llahu anha] nė prani tė disa grave, kurse ajo ia dha njė kokėrr rushi. Gratė u habitėn nga kjo vepėr, kurse Aieshja [radijall-llahu anha] u tha: nė tė ka shumė grimca, aludonte nė ajetin: "E kush punoi ndonjė tė mirė, qė pėshon sa grimca, atė do ta gjejė". (El-Zilzal: 7).

8- Nuk lejohet tė vonohet dhėnja e zekatit nga koha e vet sepse ėshtė e drejta e tė varfurit, kurse lejohet tė jipet para kohės.

9- Sadakadhėnėsi duhet tė jet i butė me tė varfurinė dhe nuk duhet t’ia pėrmend dhe tė mburret mė kėtė sadaka. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

"Ata qė pėr hir tė All-llahut e japin pasurinė e tyre, e pastaj atė qė e dhanė nuk e pėrcjellin me tė pėrmendur e me mburrje, ata e kanė shpėrblimin e vet tė Zoti i tyre, pėr ata nuk ka frikė, ata as qė do tė brengosen. Njė fjalė e mirė dhe njė lehtėsim (qė i bėhet lypėsit) ėshtė mė e dobishme se njė lėmoshė qė pėrcillet me tė keqe. All-llahu nuk ka nevojė pėr askė, ėshtė i Butė". (El-Bekare: 262-263).

10- Muslimani duhet ta edukojė vehten nė sadaka dhe dhėnje lėmoshė edhe nė qoftėse ėshtė i varfur, sepse kur e kanė pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pėr sadakanė mė tė vlefshmė, ai ėshtė pėrgjigjur: "sadakaja nė varfėri". (Ahmedi, Nesaiu dhe Ebu Davudi).

- Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] tregon se njė njeri erdhi tė kėrkon te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kėrkoi prej grave tė veta diē, e ato ia kthyen: nuk kemi asgjė pėrveē ujit. Atėherė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: kush e mer musafir kėtė njer? U ngrit njė njeri prej Ensarėve dhe tha: unė. E mori me vehte deri nė shtėpi dhe i tha gruas sė vet: ndero musafirin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Iu pėrgjegj: vetėm ushqimin e fėmijėve e kemi. I tha: bėre gati ushqimin, ndreqe llambėn, e kur tė kėrkon fėmija darkėn, vėndoi nė gjum. Kėshtu edhe bėri. I zuri gjumi fėmijėt, pastaj ajo kinse ėshtė duke e ndrequr llambėn e fiku ate, dhe bėnin sikurse janė dukė ngrėnė. Atė natė ato dy flejtėn tė uritur. Nė mėngjesė shkoi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse ky i tha: All-llahu qeshu (ose All-llahut i pėlqeu) mbrėm me veprėn tuaj". Atėherė zbriti ajeti:

"…ata u jepnin pėrparėsi atyre para vetvetes. Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet, tė tillėt janė tė shpėtuar". (El-Hashėr: 9).

Dhėnja pėrparėsi deri nė vdekje

Nė betejėn e Jermukut ranė shehid Ikrime ibn Ebi Xhehl, Suhejl ibn Amr, Harith ibn Hisham dhe njė grup prej bijve tė Mugires. Sollėn ujė duke qenė ata tė lėnduar. Ia sollėn ujin Ikrimes, kur pa se Suhejli shikon ujin, i dha pėrparėsi atij, kur e sollėn ujin te Suhejli, vėrejtsi se Harithi e shikon ujin, atėherė tha: filloni nga ai. Kur erdhėn te Harith ibn Hishami e gjetėn tė vdekur, u kthyen te Ikrimeja, edhe ate e gjetėn tė vdekur, shkuan te Suhejli, edhe ate e gjetėn tė vdekur. Vdiqėn tė gjith para se tė pinė ujė. Kaloi pran tyre Halid ibn Velidi e u tha: ju jeni mė tė mirė se unė. (ose jeni mė tė ndershėm pėr mua sesa vetveteja ime).

Kur ėshtė koha mė e mirė pėr tė dhėn sadaka

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se e kanė pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Cila sadaka ka mė tepėr shpėrblim? Ėshtė pėrgjigjur: "Jep sadaka kur je lakmues dhe i shėndoshė, kur i frikohesh vdekjes dhe shpreson pasurinė. Mos e vono dhėnjen e sadakasė derisa tė vjen shpirti nė fyt e tė thuash: filanit jepi kaq, e tjetrit jepi kaq, tė tretit jepi kaq…". (Buhariu dhe Muslimi).

Disa raste nga sadakaj e selefit

1- Ua kam lėnė All-llahun [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Tregon Omer ibn Hattabi [radijall-llahu anhu] dhe thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na urdhėroi qė tė japim sadaka. Nė kėtė kohė kisha me vehte pasuri. Thashė, nėse ia kaloi ndonjė ditė Ebu Bekrit, atėherė sot do tia kaloi. Iu pėrgjegja Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me gjysmėn e pasurisė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė tha: "Ēka ke lėnė nė shtėpi?". I thashė: aq sa kam sjellur. Ndėrkohė erdhi Ebu Bekri me tėrė pasurinė e tij. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: a ke lėnė diē nė shtėpi? Tha: ua kam lėnė All-llahun dhe Pejgamberin. Thashė kurrė nuk mund tia kaloi nė asgjė. (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

2- Njė njeri e pėrgaditė tėrė ushtrinė.

Othmani [radijall-llahu anhu] ishte prej njerėzve qė jepnin shumė sadaka nė rrugė tė All-llahut. Tregon Abdur-Rahman ibn Habbabi dhe thotė: kam parė Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke nxitur mulimanėt pėr tė dhėnė sadaka pėr ushtrinė e kohės sė vėshtirė. U ngrit Othmani dhe tha: o i Dėrguar i All-llahut, unė i mar pėrsipėr 100 deve me tė gjitha gjėrat shoqėruese, pėr hirė tė All-llahut. Pėrsėri Pejgamberi nxiti pėr tė dhėnė sadaka pėr kėtė ushtri. U ngrit Othmani sėrish dhe tha: unė i mar pėrsipėr 200 deve. Pėr sė treti nxiti nė dhėnje sadaka pėr kėtė ushtri. U ngrit pėr sė treti Othmani dhe tha: unė mar pėrsipėr pėrgaditjen e 300 deveve me gjėrat plotėsuese pėr hirė tė All-llahut [subhanehu ve teala]. E pashė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke zbritur nga mimberi dhe duke thėnė: "Asgjė se dėmton Othmanin pas kėsaj vepre, asgjė se dėmton Othmanin pas kėsaj vepre". (Tirmidhiu).

3- E fikė dritėn qė mos tė ngushtohet lypsi.

Seid ibn Asi i ushqente njerėzit gjat ramazanit. Pasiqė u ndanė njerėzit u ndal njė djalosh kurejshit. Kėtij Seidi i tha: mendoj se kė nevojė pasiqė u ndale? Tha: po, All-llahu e pėrmirėsoftė emirin! E goditi Seidi qirinė me mangė dhe e fiku qiriun. Pastaj tha: pėr ēka ke nevojė? Shkruaji kryetarit tė muslimanėve se kam borxh dhe kam nevojė pėr shtėpi dhe shėrbimtar. Tha: sa e ke borxhin? Tha: 2000 dinar dhe tregoi sa i kushton shtėpia dhe shėrbimtari. Seidi i tha: mos u lodh tė udhėtosh, eja nesėr meri prej nesh. Njerėzit thonin: fikja e qiriut ishtė mė mirė sesa dhėnja e ndihmės, qė mos tia sheh fytyrėn tė mposhtur nga lypja.

Lėmitė ku mundesh tė japish sadaka

Sadakaja mund tė jipet nė pėr shumė lėmi, ne nuk mund t’i numėrojmė ato lėmi, mirėpo do t’i pėrmendim ma kryesoret prej tyre:

1- pėr tė varfur, nevojtar dhe pėr larje tė borxheve;

2- ndėrtim tė xhamijave, pėr mirėmbajtje tė xhamijave, pėr kujdesin ndaj imamave, muezinave etj.;

3- pėr shpėrndarje tė ujit, gropimit tė bunarave, nė vendet ku ska ujė;

4- pėr blerje tė ushqimit dhe veshmbathjes dhe pėr shpėrndarje tė tyre;

5- pėr talebe, pėr blerje tė librave dhe gjėrave tė nevojshme pėr arsimin e tyre;

6- pėr botim tė librave, nxjerje tė audiokasetave dhe pėr shpėrndarje tė tyre;

7- pėr shpėrndarje tė mushafit popujve tė botės;

8- ndėrtim tė shkollave, spitaleve, etj;

9- pėr ndėrtim tė strehimoreve pėr pleq, pėr jetima, pėr tė huaj, pėr studenta, etj;

10- pėr sadaka ndaj tė varfurve dhe nevojtarėve prej haxhinjve dhe umrexhive;

11- pėr kujdesin ndaj tė vejave dhe jetimave;

12- pėr xhihad dhe pėr muxhahida;

13- pėr t’i martuar tė rinjtė;

14- pėr davetēitė dhe pėr dėrgimin e tyre pėr dave nė vende tė ndryshme tė botės;

15- pėr kujdesin pėr pakicat muslimane nė botė;

16- rezervimi i disa tė hollave pėr raste emergjente sikurse ėshtė tėrmeti, vėrshimi, zjarri, etj;

17- pėr larje tė xhenazeve pa para, etj.

E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] tė na bėjė prej atyreve qė japin sadaka dhe janė tė sinqertė nė kėtė vepėr, duke pasur shembėlltyrė tonėn nė kėtė rast Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokėt e tij. Amin