Rregullat e Kurbanit

Falenderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndersa paqa, shpetimi dhe bekimet qofshin mbi zoteriun tone, Muhamedin, birin e Abdullahut, familjen,shoket dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, me pas:

Meqe Kurbani ėshtė prej riteve madheshtore te Islamit, me ē'rast perkujtojme Njeshmerine e Allahut, Subhanehu ve teala, begatite e Tij te panumerta ndaj nesh, respektin e babait tone Ibrahimit, Alejhi selam, si dhe te mirat tjera te shumta ne kėtė feste, ėshtė e domosdoshme qe muslimani te interesohet per tė dhe t'a shenjteroje kėtė rit madheshtor.
Ne vijim nje abstrakt lidhur me kėtė rit madheshtor:

KURBANI: Eshtė kafsha e cila therret, deve, lope apo dele qofte, per t'u afruar tek Allahu. Kafsha therret pas namazit te bajramit, duke qene e lejuar therrja e saj deri ne diten e fundit te Teshrikut (Keshtu quhen ditet e Bajramit ne fjalorin fetar), e cila ėshtė dita e 13 e muajit Dhul Hixh-xhe.

Thote Allahu,subhanehu ve teala, " Andaj, ti falu dhe prej kurban pėr hirė tė Zotit tėnd!( Kevther 2)

Pastaj thote, " Thuaj: "Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetėr). Me kėtė (thjeshtėsi tė adhurimit vetėm pėr Zotin) jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve (i pari qė pranoj dhe bindem)!"(En'am 162-163)

Thote gjithashtu, " Ne i kemi caktuar ēdo populli vendtherrjen (e kurbanit), qė ta pėrmendin emrin e All-llahut pėr arsye se i furnizoi ata me kafshėt. Zoti juaj ėshtė njė Zot, andaj vetėm Atij dorėzohuni, e pėrgėzo tė dėgjueshmit."(Haxh-xh 34)

Kurbani, sipas shumices se dijetareve ėshtė Sunnet i Forte (Sunneh Muekkede), i cili kryhet prej te gjallit, per veten dhe familjen e tij, duke iu lejuar qe t'i bashkangjes ne shperblim (sevap) ke te doje prej te gjalleve dhe te vdekurve. Ndersa sa i perket Kurbanit per te vdekurin, nese ai ka porositur per nje gje te tille nga 1/3 e pasurise se tij, ose e ka lene nje gje te tille se vakf per vete, duhet patjeter permbushja e kesaj porosie, ndersa nese ai nuk ka porositur per nje gje te tille dhe nuk ka lene vakf, por njeriu vetevetiu deshiron te therr per te, lejohet dhe ėshtė mire, por kjo konsiderohet lloj sadakaje.

Sipas sunnetit njeriut i lejohet t'i bashkangjes ne kurbanin e tij antaret e familjes se tij, te gjalle a te vdekur qofshin, dhe me rastin e therrjes thote: O Allahu im! Kjo eshte prej meje dhe prej familjes sime!, dhe nuk ka nevoje qe per cdo te vdekur te therr kurban te vecante.

Dijetaret kane rene dakord se therja e kurbanit dhe sadakaja me mishin e tij jane me te vlefshme sesa dhenia e tyre ne vlere (te holla), sepse Pejgamberi Alejhi selam therri kurban, duke e ditur se ai nuk bente perveq atė qe ishte me e preferuara. Kete mendim e pefaqesuan edhe hanafitet, shafiitet dhe imam Ahmedi.

Kurbani i mirė dhe mė i miri:

Nje dele mjafton per njeriun dhe antaret e familjes se tij. Kete e mbeshtet hadithi i rrefyer nga Ebu Ejjubi,i cili thote, " Njeriu ne periudhen e Muhammedit therrte nje dele si kurban per vete dhe familjen e tij, prej se ciles hanin dhe ushqeheshin." (Transmetojne Ibni Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili njeherit e ka cilesuar si Sahih)

Sa iu perket kafsheve te cilat perdoren per Kurban, sipas teksteve fetare, ato jane : deveja, lopa dhe deleja.

Disa dijetare kane thėnė se kurbani me i mire ėshtė deveja, pastaj lopa, pastaj deleja, pastaj ortakeria ne deve ose lope. Kete e thane duke u bazuar ne thenien e Pejgamberit per diten e xhuma " Dhe kush shkon ne oren e pare te xhumase, ėshtė sikur te jete afruar tek Allahu, subhanehu ve teala, me ( dhenien sadaka te ) nje deveje".

Per kete mendim njezeri u pajtuan tre imamet, Ebu Hanifeja, Shafiu dhe Ahmedi ( Allahu i paste meshiruar).
Bazuar ne kete qe thame rezulton se deleja e nje njeriu eshte me e vlefshme sesa deveja e shtate vetave.

Imam Maliku mendonte se kurbani me i mire eshte se pari dashi i cili i ka mbushur 1 vit, pastaj lopa, pastaj deveja. Mendimin e vet e argumenton me faktin se Pejgamberi Alejhi selam therri si kurban dy deshė, duke e ditur se ai nuk ben perveq ate qe eshte mė e mira dhe mė e vlefshmeja.

Pergjigje: Pejgamberi kishte zgjedhur te paren si lehtesim per ummetin e tij, sepse ata e pasojne ate dhe ai nuk iu deshiron atyre veshtiresi.(Shiko: Fetava Shejh Bin Baz)

Deveja apo lopa vlen per shtate veta. Xhabiri, radijallahu anhu, transmeton e thote, " Therrem ne Hudebije me Pejgamberin, deven per shtate veta dhe lopen per shtate veta." Ne nje tekst tjeter qendron " Pejgamberi Alejhi selam na urdheroi te bejem ortakeri ne deve dhe lope, per cdonjeren prej tyre nga shtate veta". Ndersa ne nje verzion tjeter qendron "Pritej lopa per shtate veta,ne te cilen mirrnin pjese se bashku (shtate veta)". ( Muslimi)

Dispozita E Kurbanit:

Kurbani eshte rit islam, madje braktisja e tij totalisht ne ndonje vend, sipas disa dijetareve, obligon luftimin e popullit te atij vendi, sepse kurbani eshte rit islam.( Resailun Fikhijjetun, Shejh Uthejmin, f.46)

Dijetaret sa i perket dispozites se kurbanit jane ndare ne dy grupe:

1. Eshtė vaxhib (obligim). Kėtė e thane: Evzaiu, Lejthi, Ebu Hanifeja, Shejhul Islam Ibni Tejmije, Ahmedi (ne njerin prej dy mendimeve te tij), Maliku (ne njerin prej dy mendimeve te tij). Ithtaret e ketij mendimi argumentuan me :

2. Sunnet Muekked (sunnet i forte). Kėtė mendim e kane thėne shumica e dijetareve,si: Shafiu,Maliku,Ahmedi.Kreret e ketyre mendimeve pohuan njerezeri se braktisja e ketij riti,per ate qe ka mundesi,eshte e urryer.Kete e argumentuan me argumentet vijuese:

Shejhu i nderuar, Ibni Uthejmini, pasi qe solli mendimet e dijetareve sa i perket obligueshmerise apo joobligueshmerise, dhe pasi solli argumentet e seciles pale tha: " Argumentet e seciles pale jane bindese,por ndjekur parimin e "Kujdesise",te mos e braktise kete rit ai i cili ka mundesi,sepse ky rit sherben per madherimin e Allahut,perkujtimin e Tij dhe pertrirja e beselidhjes me plotbindje" ( Pertirja e besimit,vendosja per te mos bere mekate,e keshtu..S.I)( Resail fikhijje,f:50)

Kushtet e Kurbanit:

1. Te jete i moshes se duhur,e cila se paku ėshtė 6 muaj per Dashin dhe 1 vit per Edhin (cjapin), per lopet 2 vite ndersa per devet 5 vite.

2. Te jete i paster prej te metave.Thote Pejgamberi Alejhi selam, " Kater (4) kafshe nuk vlejne per kurban: e verbera, me verberi te qarte, e semura me semundje te qarte, e ēala, e cila ka ēalim te qarte dhe e dobeta (e holla), e cila e ka humbur kontrollin mendor".
Ekzistojne edhe te meta tjera, te cilat edhe nese nuk pengojne drejteperdrejt kafshen per te qene Kurban,megjithate nuk preferohet marrja e kafshes me te meta te tilla si Kurban, p.sh: Kafsha qe e ka bririn e thyer, apo hunden e keputur, sepse Kurbani do tė thotė te afrohesh tek Allahu, i Cili nuk pranon perveq se mires, sepse Ai Vet eshte i Mirė, dhe ata qe i madherojne ritet e Allahut le t'a dijne se kjo eshte devotshmeri e zemrave.

3. Ndalimi i shitjes se tij. Nese caktohet kafsha per kurban, nuk lejohet shitja e saj, perveq nese e nderron me nje me te mire. Nese kafsha pjelle (lind) ateher therret se bashku me te voglin e saj, sikurse qe ne rast nevoje, lejohet perdorimi i saj per hipje. Argument per kete sherben hadithi i regjistruar ne Koleksionet e Buhariut dhe Muslimit nga Ebu Hurejre, Allahu e paste meshiruar, se Pejgamberi Alejhi selam kur e kishte pare nje njeri i cili i grahte deves, i kishte thėnė: " Hipi! Tha: Eshte per kurban. Tha, ne te dyten ose treten:Mjere per ty! Hipi asaj!"

4. Therrja e kurbanit ne kohen e duhur. Kjo kohe ėshtė e caktuar prej mbas namazit te bajramit dhe hytbes e deri te perendoje dielli ne diten e fundit te Teshrikut, e cila ėshtė dita e 13 e muajit Dhul Hixh-xhe. Kete e themi bazuar ne thenien e Muhammedit, Alejhi selam " Kush ka there para namazit, le t'a perseris atė edhe njehere (me nje kurban tjeter te gjalle)!" (Buhariu dhe Muslimi). Aliu, Allahu qofte i knaqur prej tij, kishte thėnė, " Ditet e bajramit (te kurbanit) jane dita (e pare) e therrjes dhe tri dite pas (saj)." Kete mendim e perfaqesojne Hasan Basriu, Atau, Evzaiu, Shafiuu dhe njeherit kėtė e pelqeu edhe Ibni Mundhiri, Allahu subhanehu ve teala, i paste meshiruar qe te gjithe!

Si Veprojme Me Kurbanin ?

Kete e kane thene Ibni Mes'udi dhe Ibni Umeri (radijallahu anhum), sikurse qe dijetaret jane pajtuar se nuk lejohet shitja e mishit,dhjamit apo lekures se tij.Ne hadithin e vertete qendron, " Kush shet lekuren e kurbanit te tij,ai nuk ka kurban". ( Shejh Albani ne Sahihul Xhamii e ka cilesuar si te mire -hasen-,shiko:sahihul xhamii 6118)
Nuk lejohet t'i ipet dic kasapit si pagese per therrje. Aliu, radijallahu anhu, ka thėnė: " Pejgamberi me ka urdheruar...qe te mos i jap asgje kasapit prej Kurbanit. Pate thėnė: Ne i japim prej asaj qe posedojme." ( Muttefekun alejhi).

Eshtė thėnė se lejohet t'i japim dic si dhuratė kasapit por jo si pagese per therrje.Lejohet t'i dhurohet edhe pabesimtarit nje pjese e kurbanit,per hire te fqinjesise,varferise,afersise apo bashkimin te zemres se tij (per t'a pare Islamin me sy te dashamirit S.I) ( Shif: Fetava te Shejhut Bin Baz)

C'gjerave duhet t“u largohet besimtari gjate dhjete diteve te fundit nese deshiron te there kurban:

Sunneti (tradita profetike) na ka mesuar se ai qe deshiron te there kurban,ne dhjete diteshin e pare (te Dhul Hixh-xhes) duhet t'iu largohet : Qethjes,prerjes se thonjeve,apo rruarjen e vendeve te turpshme,derisa te there kurban.Thote Pejgamberi Alejhi selam, " Nese e shifni henen e muajit Dhul Hixh-xhe dhe ndokush prej jush deshiron te there kurban, le te mos qethet dhe te mos i preje thonjet derisa te there kurban ( ne diten e bajramit)." Ne nje verzion tjeter qendron, " Atehere le te mos qeth floket apo rruaje organin!" ( Muslimi e transmeton ne kater verzione,13/146)

Kjo, sipas mendimeve me te qelluara, ėshtė obligim. Por nese me qellim ben keto gjera te lartpermendura, atehere ai vetem kerkon falje tek Allahu, subhanehu ve teala, nuk ka nevoje per shpagim dhe kurbani i tij llogaritet i vlefshem.

Nese dikush detyrohet qe per shkak te nevojes t'i preje floket nese ka ndonje plage,apo t'a prej ndonje thua nese i ėshtė thyer , atehere kjo nuk ka gje te keqe, derisa mos prerja e tyre do te shpiente ne dem. Nuk ndalohet pastrimi ne dhjete ditet e fundit Urtesia e ndalimit te qethjes dhe prerjes se thonjeve per ate qe do te therre kurban eshte ngjashmeria e tij me haxhiun ne disa rite, me te cilat afrohet njeriu tek Allahu,duke shpresuar se Allahu do ta shpetoje prej zjarrit!

Kush pren dic prej gjerave te lartecekura ne fillim te muajit,per shkak se nuk e kishte ndermend te therrte kurban,pastaj i ėshtė mundesuar therrja e Kurbanit,atehere ai largohet prej ketyre gjerave ne atė dite kur e ben nijjet (vendos) therrjen e kurbanit.

Disa gra e kane bere zakon qe te autorizojne vellaun apo djalin te therre per te, ne menyre qe asaj t'i lejohet prerja e flokeve. Kjo nuk eshte e vertete, sepse kurbani eshte i lidhur per ate qe ka vendos te therre kurban, e jo per te autorizuarin.
Te autorizuarit nuk i zbatohet ndalimi, sepse ai ėshtė i vecante per atė qe deshiron kurban per veten e tij. Kete e potencoi hadithi i Pejgamberit, Alejhi selam, i lartecekur. Pokeshtu qendron puna edhe nese there kurban per dike qe e ka lene porosi therrjen e kurbanit. Ky ndalim nuk perfshin gruan e as femijet e atij qe vendos therrjen e kurbanit, perveq nese ndonjeri prej tyre ka kurban te vecante. Kete e mbeshtesim ne faktin se Muhammedi, Alejhi selam kur therrte nuk urdheronte familjen e tij per t'i braktisur gjerat e lartecekura, apo se paku neve nuk na ėshtė transmetuar asgje prej tij ne lidhje me kėtė ceshtje.

Kush ka kurban, pastaj ka vendosur t'a beje haxhin, ai nuk prźt asgje prej flokeve apo thonjeve te tij me rastin e hyrjes ne Ihram, sepse kjo ėshtė sunnet (tradite e Pejgamberit) ne rast nevoje. Ndersa, nese ka ndermend t'a beje haxhin Temettu' (Bashkimi i Haxhit dhe Umres), i pren floket e tij kur t'a kryeje umren, sepse kjo ėshtė rit.

Ceshtjet e ndaluara te lartecekura jane te perkufizuara ne hadithin e mesiperm, keshtuqe njeriut qe do te there kurban nuk i ndalohet parfumosja, mardheniet seksuale apo veshja e rrobave te qepura.
Allahu, subhanehu ve teala, e di me se miri!