
Vlera e zuhdit dhe realiteti i tij
"Kam shikuar nė Xhennet dhe kam parė se shumica e
xhennetlinjve janė tė varfėrit (e kėsaj bote), dhe kam shikuar nė Xhehennem dhe
kam parė se shumica e tyre janė gra".
[Muttefekun Alejhi]
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...
Nevoja pėr tė folur rreth zuhdit ėshtė shumė e madhe, sepse njėra prej shkaqeve kryesore qė i ka largua njerėzit nga zbatimi i islmait nė jetėn e pėrditshme ėshtė dashuria ndaj dunjasė dhe angazhimi i tėrėsishėm nė arritjen e tė mirave tė saja. Andaj kur tė kuptojmė vlerėn e kėsaj bote dhe vlerėn e ahiretit, kur tė kuptojmė dallimin e madh mes tyre, atėherė do tė veprojmė pėr kėtė botė aq sa do tė qėndrojmė kėtu dhe do tė veprojmė pėr ahiret aq sa do tė jetojmė atje.
Fundi i fundit dashuria ndaj dunjasė ėshtė edhe shkaku pėr tė cilin armiqtė kanė ngadhnjyer mbi ne. Ju kujtohet hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], tė cilin e transmeton Theubani [radijall-llahu anhu]: "Sė shpejti do t’ju sulmojnė armiqtė nga ēdo anė, ashtu siē e sulmojnė pjatėn me ushqim tė uriturit. Thanė: o i Dėrguar i All-llahut, a pse do tė jemi pak atė ditė? Tha: jo, ju atė ditė do tė jeni shumė, mirėpo do tė jeni sikur shkuma e pėrrockės, do tė futė nė zemėr tė juaj vehnin, kurse do tė largon nga zemra e armikut tuja frikėn prej jush. Thanė: ē’ėshtė vehni, o i Dėrguar i All-llahut? Tha: dashuria ndaj kėsaj bote dhe urrejtja e vdekjes". (Ahmedi dhe Ebu Davudi, hadithi sahih).
Kjo edhe shumė shkaqe tjera mė ka shtyrė tė flas mbi kėtė temė.
Cka domethėnė Zuhd
Dije se zuhdi ėshtė pozitė e ndershme nė tė cilėn ndalet ai qė ecė drejt All-llahut [subhanehu ve teala] dhe domethėnė largim prej njė gjėje tė cilėn e do drejt asaj qė ėshtė mė e mirė se ajo edhe pse ndoshta nuk e do. Disa njerėz zahid i thonė atij qė largohet prej dunjasė, mirėpo zahid i vėrtetė ėshtė ai qė largohet prej ēdo gjėje pėrveē All-llahut [subhanehu ve teala].
Nuk ėshtė zuhd largimi prej pasurisė dhe harxhimi i tij sidoqoftė, por zuhd ėshtė lėrja e dunjasė duke e ditur vlerėn e ultė qė e ka pėrballė vlerės sė ēmueshėm qė e ka ahireti.
Njerėzit kanė dhėnė definicione tė ndryshme mbi zuhdin, secili sipas shijes sė tij.
- Ibn Kajimi [rahimehull-llah] thotė: kam dėgjuar Shejhul-Islam, Ibn Tejmijen, [rahimehull-llah] duke thėnė: "zuhd dmth lėrja e asaj qė nuk tė bėn dobi nė ahiret, kurse ver’ dmth lėrja e asja qė tė bėnė dėm nė ahiret". Pastaj thotė: kjo ėshtė shprehja mė e mirė qė e kam dėgjuar mbi zuhdin.
- Sufjan Theuriu thotė: zuhd nė dunja ėshtė tė shkurtosh shpresėn, e jo tė hashė ushqim tė vrazhdė dhe tė veshish rroba tė vrazhda.
- Xhunejdi thotė: zuhd ėshtė pėrmendur nė ajetin:
"Ashtu qė tė mos dėshproheni tepėr pėr atė qė u ka kaluar, e as tė mos gėzohi tepėr me atė qė Ai u ka dhėnė, pse All-llahu nuk e do asnjė arrogant qė u lavdėrohet tė tjerėve". (El-Hadid: 23). Zahidi nuk i gėzohet ekzistimit tė diēit nė dunja dhe nuk i dėshpėrohet humbjes sė diēkaje nga dunjaja.
- Jahja ibn Muadhi [rahimehull-llah] thotė: zuhd ėshtė tė jesh bujar me pushtet, kurse dashuri ėshtė tė jeshė bujar me shpirtė.
- Ibn Xhelai thotė: zuhd ėshtė tė shikosh dunjanė se ėshtė njė gjė kalimtare, tė zvogėlohet nė syrin tėnd dhe tė jetė mė lehtė largimi prej saj.
- Xhunejdi thotė: zuhd ėshtė tė zbrazet zemra nga ajo qė tu ka zbrazur dora.
- Imam Ahmedi thotė: zihd ėshtė shkurtimi (zvogėlimi) i shpresave. Nė njė transmetim tjetėr qėndron: mos tė gėzohet nėse i vjen dunjaja dhe mos tė dėshpėrohet nėse i ikė dunjaja. E kanė pyetur pėr njė njeri qė i ka njė mijė dinar, a mund tė jetė ky njeri zahid? Ėshtė pėrgjigjur: po, nėse nuk gėzohet kur ti shtohen kėto para dhe nėse nuk dėshpėrohet nėse i pakėsohen.
- Ebu Sulejman Darani thotė: zuhd ėshtė lėrja e ēdo gjėje qė tė angazhon nga All-llahu.
- Imam Ahmedi ka thėnė: zuhdi ėshtė nė tre aspekte:
Njė: lėrja e haramit, kjo ėshtė zuhdi i masės sė thjeshtė;
Dy: lėrja e tepricės sė hallallit, kjo ėshtė zuhdi i masės sė veēantė dhe
Tre: lėrja e asaj qė tė angazhon nga All-llahu, kjo ėshtė zuhdi i atyreve qė e njohin All-llahun (arif- njohės, gnostik).
Ibn Kajimi nė lidhje me kėto fjalė tė Imam Ahmedit [rahimehull-llah] thotė: Kjo thėnje e Imam Ahmedit i kaplon tė gjitha thėnjet e mėparshme tė dijetarėve, me sqarime plotėsuese mbi shkallėt e saja. Ky ėshtė definicioni mė pėrmbledhės mbi zuhdin dhe njėherazi tregon se ky Imam ka qenė nė post tė lartė sa i pėrket kėsaj shkence. Andaj Imam Shafiu [rahimehull-llah] e ka dėshmuar imamllėkun e tij nė tetė sfera, njėra prej tyre ka qenė edhe zuhdi.
Definicioni pėr tė cilin kanė konzensus njohėsit e mirė tė All-llahut ėshtė: udhėtimi i zemrės nga toka e dunjasė drejt shkallėve tė ahiretit. Nė kėtė kontekst edhe janė shkruajtur librat e njohura mbi zuhdin, siē ėshtė libri i Ibn Mubarekut, i Imam Ahmedit, Vekiut etj.
Zuhdi ka tė bėjė me gjashtė gjėra, nuk mund tė jetė njeriu zahid nėse nuk bėnė zuhd nė kėto gjashtė gjėra,e ato janė: pasuria, fotografia, pushteti, njerėzit, shpirti dhe ēdo gjė pėrveē All-llahut.
Nuk ėshtė qėllimi mosposedimi i tyre, sepse Davudi dhe Sulejmani [alejhimes-selam] kanė qenė zahidat mė tė mėdhenj edhe pse kanė poseduar mbretėri, pasuri dhe gra. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenė zahidi mė i madh, kurse i ka pasur nėntė gra. Ali ibn Ebi Talibi, Abdur-Rahman ibn Aufi, Zubejri, Uthmani [radijall-llahu anhum], etj kane qenė zahida edhe pse kanė poseduar pasuri, kurse Hasan ibn Aliu [radijall-llahu anhu] ka qenė zahid edhe pse ka qenė njeriu qė mė sė shumti i ka dashur gratė. Abdull-llah ibn Mubareku ka qenė zahid edhe pse ka qenė i pasur, etj.
Ajetet dhe hadithet qė flasin mbi zuhdin
Ajetet dhe hadithet qė flasin mbi zuhdin janė tė shumta ne do t’i pėrmendim vetėm disa prej tyre.
1- "Shembulli i jetės sė kėsaj bote ėshtė si i njė shiu qė e kemi zbritur nga qielli, e me anėn e tė cilit gėrshetohen bimėt e tokės (mbijnė dhe shpeshtohen tė gjitha llojet) prej nga hanė njerėzit e kafshėt deri kur toka tė ketė marrė stolinė e vet dhe tė jetė zbukuruar (me bimė, pemė e behar), e banorėt e saj tė mendojnė se janė tė zotėt e saj, e asaj i vjen urdhėri ynė, natėn ose ditėn, Ne e bėjmė atė (tė mbjellat) tė korrur sikurse tė mos ekzistonte dje. Kėshtu Ne u sqarojmė faktet njerėzve qė mendojnė". (Junus: 24).
2- "E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kėsaj bote qė ėshė si njė ujė (shi) qė Ne e lėhsojmė nga qielli, e prej tij bima e tokės zhvillohet e shpeshėtohet sa qė pėrzihet mes vete, e pas pak ajo bėhet byk (pas tharjes) qė e shpėrndajnė erėrat. All-llahuka fuqi pėr ēdo send. Pasuria dhe fėmijėt janė stoli e kėsaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i tė cilave ėshtė i pėrjetshėm) janė shpėrblimi mė i mirė te Zoti yt dhe janė shpresa mė e mirė". (El-Kehf: 45-46).
3- "Ju njerėz dijeni se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, krenari mes jush dhe pėrpjekje nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve, e qė ėshtė si shembull i njė shiu prej tė cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atė tė verdhė, mandej bėhet e thyer e llomitur, e nė botėn tjetėr ėshtė dėnimi i rėndė, por edhe falje mėkatesh dhe dhurim i kėnaqėsisė nga All-llahu; pra jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se pėrjetim mashtrues". (El-Hadid: 20).
4- "Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po te All-llahu ėshtė e ardhmja mė e mirė. Thuaj: "A t'ju kumtoj pėr diē shumė mė tė mirė se ato (kėnaqėsitė e dunjasė)? Pėr ata qė janė ruajtur, ata kanė te Zoti i tyre Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė, kanė bashkėshorte tė pastra, dhe kėnaqėsinė e All-llahut. All-llahu ėshtė i kujdesshėm pėr robtė". (Ali Imran: 14-15).
5- "Kjo jetė e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se dėfrim e lojė, e jetė e vėrtetė, padyshim ėshtė ajo e botės sė ardhme (Ahireti), sikur ta dinin". (El-Ankebut: 64).
6- "Juve u preokupoi pėrpjekja pėr shumimin (e pasurirė, tė fėmijėve, tė pozitės)! Derisa tė mos i vizitoni varrezat (tė bėheni banues tė tyre - tė vdisni). Jo, nuk ėshtė ashtu! Gjithsesi kėtė do ta kuptoni mė vonė! Pėrsėri jo, jeni gabim! Mė vonė do ta kuptoni! Jo, pse, sikur ta dinit me njė dije tė sigurt (nuk do tė bėnit ashtu). Ju pa tjetėr do ta shihni Xhehennemin. Madje atė do ta shihni tė bindur plotėsisht. Pastaj nė atė ditė do tė pyeteni pėr tė mirat (e dunjas). (Et-Tekathur: 1-8).
Kurse sa i pėrket haditheve ato janė edhe shumė ma shumė se ajete, nė nė vazhdim do t’i pėrmendim vetėm disa prej tyre.
1- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "…pėrgėzoni dhe shpresoni atė qė ju gėzon. Sepse vall-llahi nuk ju frikohem pėr varfuri, mirėpo ju frikohem tė ju hapet dunjaja e tė garoni nė te ashtu siē kanė garuar ata qė kanė qenė para jush, e tė ju shkatėrron ashtu si i ka shkatėrruar". (Buhariu dhe Muslimi).
2- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Ajo qė i frikohm pėr ju ėshtė se do tu hapen tė mirat e kėsaj bote dhe zbukurimet e saja". (Buhariu dhe Muslimi).
3- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Me tė vėrtetė dunjaja ėshtė e ėmbėl dhe e gjelbėrt, kurse All-llahu ju ka bėrė mėkėmbės tė vetin nė te, andaj shikoni se si do tė veproni. Keni drojė dunjanė dhe keni drojė gratė sepse fitneja e parė qė i ka goditur izraelitėt ka qenė sprova e grave". (Muslimi).
4- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Do tė sjellin njė banor tė xhehenemit, i cili ka jetuar jetė mė tė mirė nė dunja dhe do ta fusin njė herė nė xhehenem, pastaj do t’i thonė: a ke parė ndonjėherė tė mira, a ke pėrjetuar ndonjėherė nonjė dhunti? Ai do tė thotė: kurrė o Zot. Pasta do tė sjellin njė njeri prej banorėve tė xhennetit, i cili ka jetuar jetė mė tė vėshtirė nė dunja dhe do ta fusin njė herė nė xhennet dhe do t’i thonė: a ke parė ndonjėherė tė keqe, a ke vuajtur ndonjėherė? Ai do tė thotė: jo, kurrė o Zot, ska vuajtur as qė kam pėrjetuar tė kėqija". (Muslimi).
5- Transmetohet nga el-Mustevrid ibn Shedad [radijall-llahu anhu] se i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kjo botė (dunjaja) ndaj botės tjetėr (Ahiretit) ėshtė sikur kur njėri prej jush ta vendosė gishtin e tij nė det, pastaj le tė shikojė me ēka i kthehet (nga uji i detit)". (Muslimi)
6- Transmetohet nga Xhabiri [radijall-llahu anhu] se i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi nėpėr treg, kurse njerėzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pranė njė cjapi tė ngordhur me veshė tė vegjėl, e kapi pėr veshi dhe tha: "Cili prej jush dėshiron ta marrė pėr njė dirhem?" I thanė: "Askush prej neve nuk jep pėr tė asgjė, ēka mund tė bėjmė me tė?" Pastaj tha: "A doni tė jetė juaji?" Thanė: "Pasha All-llahun, edhe tė ishte i gjallė ishte me tė meta, me veshė tė vegjėl, e lėre mė i ngordhur!" Atėherė tha: "Pasha All-llahun, kjo botė vėrtet pėr All-llahun ėshtė mė e pavlefshme se sa ky (cjap) pėr ju". (Muslimi)
7- Transmetohet nga Ebu Dherri [radijall-llahu anhu] se ka thėnė: "Isha duke shkuar me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nėpėr njė tokė me gurė tė zi nė Medine derisa u drejtuam nga Uhudi, atėherė mė tha: "O Ebu Dherr". I thashė: "Si urdhėron, o i Dėrguari i All-llahut!" Tha: "Nuk gėzohem tė kem ar sa ky Uhudi e tė kalojnė tek tri ditė, e nga ai tė mbetet vetėm njė dinar pėrpos nėse kam tė paguaj borxh, ose qė me tė t'u flas robėrve tė All-llahut (njerėzve) kėshtu, kėshtu dhe kėshtu tė jetė nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa". Pastaj eci (Pejgamberi) dhe mė tha: "Vėrtet, ata qė kanė shumė, nė Ditėn e Gjykimit do tė kenė pak, pėrveē nėse thonė (veprojnė) me pasurinė kėshtu, kėshtu dhe kėshtu ėshtė edhe nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa, por tė kėtillėt janė pak". Pastaj mė tha: "Qėndro nė atė vend, mos lėviz askund derisa tė kthehem!" Pastaj u nis nėpėr errėsirė tė natės derisa nuk dukej, atėherė dėgjova njė zė tė lartė, unė u frikėsova se mos e sulmoi dikush Pejgamberin s.a.v.s. dhe dėshiroja t'i shkoj, mirėpo m'u kujtua fjala e tij "mos lėviz askund derisa tė kthehem" andaj nuk lėviza derisa mė erdhi, atėherė i thashė: "Unė dėgjova njė zė, nga i cili u frikėsova.".. dhe ia shpjegova...ndėrsa ai mė tha: "A e ke dėgjuar?" I thashė: "Po". Tha: "Ai ishte Xhibrili, mė erdhi dhe mė tha: "Kush vdes prej ummetit tėnd duke mos i shoqėruar All-llahut asgjė, do tė hyjė nė Xhennet". I thashė: A edhe nėse ka bėrė prostitucion (zina) dhe nėse ka vjedhė? Tha: "A edhe nėse ka bėrė prostitucion dhe nėse ka vjedhė". (Muttefekun alejhi, ky citat ėshtė i Buhariut)
8- Transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Sikur tė kisha ar sa ėshtė Uhudi, do tė gėzohesha sikur tė mos kalojnė tri ditė e te unė tė mos mbetet asgjė, pėrveē diē pėr ta paguar borxhin". (Muttefekun alejhi)
9- transmetohet nga Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "I mallkuar qoftė robi i dinarit, robi i dirhemit, robi i kadifes, nėse i jipet kėnaqet, nėse nuk i jipet hidhėrohet…" (Buhariu).
10- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Xhenneti ėshtė burg i besimtarit dhe xhennet i mosbesimtarit". (Muslimi).
11- Transmetohet nga Abdull-llah ibn Omeri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mė kapi pėr supe dhe mė tha: "Qėndro nė kėtė botė sikur tė jeshė i huaj ose kalimtarė". Kurse Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thoshte: Nėse ngrysesh mos e prit agimin, nėse dhinė nė mėngjesė, mos e pritė mbramjen, mer nga shėndeti jotė pėr kohėn e sėmundjes tėnde dhe mėr nga jeta jotė pėr vdekjen tėnde. (Buhariu).
12- Transmetohet nga en-Nu'man ibn Beshir [radijall-llahu anhu] se ka thėnė: "Umer ibn el-Hattabi [radijall-llahu anhu] foli pėr fitimin e njerėzve nga tė mirat nė kėtė botė dhe tha: "Vėrtet e kam parė tė Dėrguarin e All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatė tėrė ditės (me bark) tė pėrkulur (nga uria) nuk kishte as hurma tė kėqija, qė ta mbushte barkun e tij". (Muslimi)
13- Transmetohet nga Aisheja [radijall-llahu anhu] se ka thėnė: "Ndėrroi jetė i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse nė shtėpinė (dhomėn) time nuk kishte asgjė qė mund tė hante ai qė ka mėlqi (qoftė njeri, kafshė etj.) pėrveē pak elb nė raftin tim, e mora dhe hėngra prej tij mjaftė gjatė, pastaj e mata dhe ai u harxhua". (Muttefekun alejhi)
14- Transmetohet nga Ka'b ibn Malik [radijall-llahu anhu] se i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Dy ujq tė uritur tė cilėt bien ndėr dele nuk bėjnė mė tepėr dėm se sa lakmia e njeriut pėr pasuri dhe karrierė (autoritet) qė i bėn fesė sė tij". (Tirmidhiu thotė: hadith hasen sahih)
15- Transmetohet nga Ibni Abbasi dhe 'Imran ibn el-Husajn [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kam shikuar nė Xhennet dhe kam parė se shumica e xhennetlinjve janė tė varfėrit (e kėsaj bote), dhe kam shikuar nė Xhehennem dhe kam parė se shumica e tyre janė gra". (Muttefekun alejhi, nga transmetimi i Ibni Abbasit, po ashtu e transmeton Buhariu nga transmetimi i Imran ibn el-Husajn)
Gradat e zuhdit
Tė gjith njerėzit nuk janė nė njė gradė sa i pėrket zuhdit, andaj ata ndahen nė tre grada kryesore:
Njė: Njeriu i cili mundohet tė bėhet zahid ndaj kėsaj bote edhe pse ia kėnda, mirėpo ai e lufton vetveten, ky njeri konsiderohet, njeri qė mundohet tė bėhet zahid. Kjo ėshtė fillimi i zuhdit.
Dy: tė tregohet zahid ndaj dunjasė me vullnetin e tij, mos tė gjejė nė kėtė vepėr aspak lodhje. Mirėpo ai nė kėtė gradė e sheh zuhdin e tij dhe shpesh herė e kthenė kokėn nga kjo vepėr, saqė disa herė pėrpak tė mburret me kėtė vepėr. Ky mendon se me kėtė vepėr qė ka bėrė ka lėrė njė gje me vlerė pėr njė gjė me vlerė mė tė madhe.
Tre: kjo ėshtė grada mė e lartė tė tregohet zahid ndaj zuhdit tė tij. Ai nuk konsideron se ka lėrė diē, sepse e di se dunjaja nuk vlen asgjė. Ai e sheh veprėn e tij sikurse ka lėnė njė leckė dhe ka marur pėr te njė margaritar. Kėtu aspak nuk vjen nė shprehje kompenzimi.
Lėrja e dunjasė i ngjanė njė njeriut i cili dėshiron tė hyjė te njė mbret. Mirėpo nė derė tė mbretit gjindet njė qen, i cili nuk e le askend tė hyjė. Ky ia hedh njė kafshatė qenit dhe hynė brenda nė pallat tė mbretit e i afrohet mbretit. Shejatni ėshtė qeni nė derė tė All-llahut, i pengon njerėzit nga hyrja mbrenda, edhe pse dera ėshtė e hapur, kurse perdeja e ngritur. Kurse dunjaja i ngjanė asaj kafshatės, andaj ai qė e le atė kafshatė pėr tė arritur krenarinė e mbretėrisė, aspak nuk e llogaritė atė kafshatė.
Llojet e zuhdit
Zuhdi ėshtė tre lloje:
Njė: zuhd pėr tė shpėtuar nga denimi, llogaria dhe vėshtirėsitė nė Ditėn e Kijametit. Ky ėshtė zuhd i frikacakėve.
Dy: zuhdi duke shpresuar dhe lakmuar shpėrblimin dhe tė mirat e pėrhershme nė xhennet. Ky ėshtė zuhdi i shpresuesve. Kėta lanė tė mira pėr tė mira. Dhe:
Tre: lloji mė i lartė i zuhdit. Ky njeri nuk bėnė zuhd pėr tu larguar nga dhimbjet e as pėr t’i arritu kėnaqėsitė, por duke kėrkuar takimin me All-llahun [subhanehu ve teala]. Ky ėshtė zuhdi i bamirėsve dhe njohėsve. Sepse kėnaqėsia e shikimit nė Fytyrė tė All-llahut ėshtė me i madhė nė krahasim me kėnaqėsinė e xhennetit, sikur dallimi nė kėnaqėsi me posedimin e krejt botės ndaj atij qė e posedon vetėm njė shpezė qė luan me te.
Disa tregime tė selefit qė kanė tė bėjnė me zuhdin
1- Tregon Malikud-Dar se Omeri [radijall-llahu anhu] i pėrgaditi katėrqind dinar dhe i tha shėrbėtorit tė vet: meri kėto njėqind dinar dėrgoja Ebu Ubejdes dhe prit e shiko se ēka do tė veprojė me ato para. Shkoi shėrbėtori dhe ia dėrgoi atij ato para. I mori Ebu Ubejdeja dhe tha: All-llahu e mėshiroftė Emirin, pastaj tha: oj robėreshė, meri kėto pesė dinar dėrgoja filanit, kėto shtatė dinar dėrgoi tjetrit, kėshtu veproi derisa i harxhoi tė gjitha paratė. U kthye shėrbėtori i Omerit te Omeri dhe i tregoi ndodhinė. Omeri [radijall-llahu anhu] kishte pėrgaditur njė qese tjetėr me para dhe i tha: shko, dėrgoja Muadhit. Ia dėrgoi Muadhit [radijall-llahu anhu], kurse ai i mori dhe tha: All-llahu e mėshirfotė emirin. Pastaj i mori ata para dhe i tha robėreshės sė tij: kėto para dėrgoja filanit, kėto tjerat atij tjetrit, nė ndėrkohė doli gruaja e Muadhit dhe tha: edhe Nesaiu jemi tė varfur, atėherė ia hedhi dy dinar qė i kishin mbetur. U kthye shėrbėtori dhe i tregoi edhe pėr rastin e Muadhit, u gėzua Omeri dhe tha: ata janė vėllezėr.
2- Erdhėn Esha’th ibn Kajsi dhe Xherir ibn Abdull-llahi te Selman Farisiu, i dhanė selam dhe u ulėn, pastaj i thanė: a je ti shokė i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Tha: jo. Ata u habitėn. Vazhdoi dhe tha: shok i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė ai qė ka hyrė me te nė xhennet. I thanė: kemi ardhur nga Ebu Derdaja [radijall-llahu anhu]. U tha: ku ėshtė hedija e tij pėr mua? Thanė: vall-llahi nuk na ka dhėnė hedije. U tha: nuk ka ardhur njeri prej te ai e qė nuk mė ka dėrguar hedije nėpėrmjet tyre. I thanė: vall-llahi ai hedije pėr ty nuk na ka dhėnė, mirėpo po dashė pasuri Nesaiu kemi pasurinė tonė. U tha: jo, unė hedijen e tij e kėrkoj. Atėherė ata u kujtuan pak dhe thanė: Nesaiu kur ishim te ai, ai na tha: nė mesin e juaj ėshtė njė njeri, kur vetmohej Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me te nuk kėrkonte askend tjetėr. Nėse takoheni me te dėrgoni selam prej meje. U tha: kjo ėshtė hedija, tė cilėn e kėrkoja prej jush, vallė ka hedije mė tė mirė se kjo?
3- Katadeja [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotė: kur i erdhi vdekja Amirit, filloi tė qajė. I thanė: pse po qanė? Tha: nuk jamė duke qajtur nga frika prej vdekjes e as nga lakmia pėr kėtė botė, mirėpo jam duke qajtur agjėrimin e ditėve tė nxehta dhe namazin e natės.
4- Abdull-llah i biri i motrės sė Muslim ibn Sadit thotė: u nisa tė shkojė pėr nė haxhxh, daja im, Muslimi mi dha dhjetėmijė dirhem dhe mė tha: kur tė shkoshė nė Medine, kėrko shtėpinė mė tė varfur nė Medine dhe jepja kėto para. Kur hyra nė Medinė, pyeta pėr shtėpinė mė tė varfur nė medine dhe ma treguan njė shtėpi. Shkova te ajo shtėpia dhe trokita derėn. U pėrgjegj njė grua. I thashė: jam njė njeri nga Bagdadi, mi kanė dhėnė dhjetėmijė dirhem pėr ti shpėrndarė shtėpisė mė tė varfur nė Medine, mė thanė se ju jeni ata. U pėrgjegj gruaja: ai njeri paska kushtėzuar tia japish familjes mė tė varfur, fqinjėt tanė janė mė tė varfur se ne. e lash kėtė shtėpi dhe shkova te fqinjtė e tyre. Trokita derėn, mu pėrgjegj njė grua. I thashė njejtė sikur tė parės. Kurse ajo ma ktheu: ne dhe fqinjėt tanė jemi tė barabartė nė varfuri, ndaje mes nesh nė mėnyrė tė barabartė.
5- Ibrahim ibn Shebib ibn Shejbe thotė: tė xhumanė uleshim dhe bisedonim mbi fikhun, ndėrkohe erdhi njė njeri me njė pal rrobash dhe u ul me dhe ne dhe e parashtroi njė mesele. Filluam tė bisedojmė mes vehte mbi kėtė mesele derisa u ndamė. Ky njeri erdhi pėrsėri tė xhumanė e ardhshme, kurse ne filluam ta duam dhe pyetėm se ku banon. Na thanė: banon nė Harbije kurse lagapin e ka Ebu Abdull-llah. Filluam tė dėshirojmė tė ulemi me te, sepse mexhliset tona, me te, bėheshin mexhlise tė fikhut. Kėshtu vazhduam njė kohė, pastaj filloi tė mungojė. Pyetmė njėri tjetrin, vallė ēka ky njeri qė filloi tė mungojė?! Tubimet tona ishin shumė tė mira me te, nė mungesė tė tij disi e ndijshmi tubimin tonė tė vetmuar. I premtuam njėri tjetrit se nesėr nė mėngjesė do tė shkojmė nė Harbije dhe do tė pyesim pėr tė. Erdhėm nė Harbije dhe ishim njė numėr i madh. Na vinte turp tė pyesim pėr Ebu Abdull-llahin. I pamė disa fėmijė qė ishin lėshuar nga shkolla dhe i pyetėm pėr Ebu Abdull-llahin. Ata na thanė: sigurisht se jeni duke pyetur pėr gjuetarin? U thamė: po. Thanė: tani e ka kohėn tė vjen, pritni pak. U ulėm ta presim, pas pak kohe me tė vėrtetė erdhi, ishte i veshur me njė leckė nė vend tė izarit dhe njė leckė nė vend tė ridasė, kurse me vehte kishte disa shpenzė tė therur dhe disa tė gjallė. Kur na pa, u buzqesh dhe tha: ēka ju solli kėtu? I thamė: fillove tė mungosh nga tubimet tona, kurse prania yte e bėne tubimin tonė interesant, erdhėm tė shohim pse po mungon? Tha: po ua them tė vėrtetėn. Kisha njė fqinjė, ia mernja rrobat atij kur vija te ju. Mirėpo ai nuk ishte i kėtij vendi, andaj edhe u kthye prap, kurse unė nuk kisha rroba qė tė vije te ju. Ejani tė hyjmė te unė dhe tė hamė atė rizk qė na e ka sjellur All-llahu. I thamė njėri tjetrit: tė hymė nė shtėpi tė tij. Kur iu afruam shtėpisė sė tij dha selam dhe priti pak, pastaj hyri dhe na dha leje edhe neve pėr tė hyrė. I shtroi disa gjėra dhe na mundėsoi tė ulemi mbi to. Pastaj shkoi te gruaja e tij dhe ia dorėzoi shpenzėt e prerė, kurse tė gjallėt i mori me vehte dhe na tha: unė sė shpejti do tė kthehem. Shkoi nė treg i shiti shpenzėt e gjalla dhe pėr to bleu bukė. Kur u kthye, gruaj e tij vetėmse i kishte bėrė gati shpenzėt, e na shtruan sofrėn me bukė dhe mish shpenzėsh, ndėrkohė na binte ujė dhe kripė. Ēdo herė qė ngritej i thonim njėri tjetrit: shikoni kėtė gjendje tė tij, ne jemi zotėri tė basrės, pse mos tia ndryshojmė gjendjen e tij?! Njėri tha: unė do ti jap pesėqind, tjetri tha: unė do ti jap tetėqind, tjetri tha: unė do ti jap kaq, e tjetri kaq. U mblodhėn pesėmijė dirhem. Thanė: tė ngritemi dhe tia sjellim kėto para qė tė ndryshojė gjendjen e tij. U ngritėm nga ai, duke kalėrosuar kaluam pranė tregit tė Basrės, aty pamė Muhammed ibn Sulejmanin, princin e Basrės ishte hypur nė vend tė lartė dhe shikonte njerėzit. Kur na pa i tha shėrbėtorit tė vet: sjellma kėtu Ibrahim ibn Shebib ibn Shejben. Shkova te ai, e ai mė pyeti pėr ardhjen tonė kėtu, kurse unė ia tregova qėllimin e ardhjes tonė nė kėtė vend. Atėherė tha: unė do tua kaloi nė kėtė tė mirė. Djalosh sjellma njė qese me dirhemė. Ai e solli. Tha: thėrrite njė rrojtar dhe shkoni me kėtė njeri ku jam duke u dėrguar dhe jepnija kėto para. U gėzova dhe u ngrita duke nxituar. Kur arrita te dera e tij, i dhashė selam, mu pėrgjegj ebu Abdull-llahi dhe doli jasht. Kur e pa rojtarin qė mbante nė qafė qesen me dirhemė, ju duke sikur ti kisha hedhur hi nė sy, u drejtua nga unė me fytyrė tė ndryshuar dhe mė tha: ēka ėshtė kjo, ēke me mua, o ti njeri, dėshiron tė mė sprovosh?! I thashė: o Ebu Abdull-llah, kėshtu ėshtė tregimi i kėsaj ndodhie, pastaj ti e di se ėshtė njeri tiran, po tė mė urdhėronte ti dėrgojė nė ndonjė vend, unė do tė kthehesha dhe do t’i thoja se i kam dėrguar nė atė vend. Kė dro All-llahun pėr kėtė gjė. Ai edhe mė tepėr mu hidhėrua pėr kėto fjalė. Hyri nė shtėpi dhe e mbylli derėn nė fytyrėn time. Unė mbeta, nuk dija se ē’ti tham emirit. Vendosa t’ia tregoi tė vėrtetėn. Erdha dhe ia tregova atė qė ndodhi me mua. I mllefosur tha: sigurisht ėshtė havarixh. I tha shėrbėtorit tė vet: sjelle shpatėn dhe ma dha mua: mere kėtė shpatė shko me rojtarin tim dhe hjekja kokėn dhe ma sjell mua kėtu. Ibrahimi thotė: i thash emirit: All-llahu e pėrmirėsoftė emirin, ai njeri nuk mundet tė jetė havarixh, mirėpo po shkoj unė dhe tė sjell lajmin e tij. Dėshiroja ta shpėtoj njeriun. Mė dha garancė. Eca derisa arrita te shtėpia e tij, kur arrita te shtėpia e tij gjeta njė grua duke qajtur, pastaj ma hapi derėn, u mbulua dhe mė dha leje qė tė hyjė. Mė tha: ēkeni me ebu Abdull-llahin? Thashė: ēka ka? Tha: hyri brenda, shkoi te bunari, mori ujė, mori abdest dhe tha: All-llahu im, mė mer te ti dhe mos mė sprovo. Pastaj u shtri duke e thėnė kėtė fjalė. Shkova ta shoh, e gjeta se kishte vdekur. Oj ti grua mes nesh ndodhi njė tregim i madh, mos i trego askujt. Shkova te Muhammed ibn Sulejmani dhe i tregova tregimin. Atėherė ai tha: unė do t’ia fali xhenazen. U pėrhap lajmi i kėtij njeriu dhe i fali xhenazen emiri me tė gjith banorėt e Basrės. All-llahu e mėshiroftė.
All-llahun e lusim tė na bėjė prej zahidave nė dunja dhe prej garuesve dhe nxituesve pėr nė ahiret. Amin.