KOMENT I SHKURTĖR I EMRAVE TĖ BUKUR E TĖ NDRITUR TĖ ALLAHUT XH.SH.
1. ALL-LLAH- Zoti. Ėshtė emri mė i madh i Krijuesit qė dėfton pėr Qenien
Absolute, emėr me tė cilin pėrfshihen tė gjitha cilėsitė dhe atributet e tjera
hyjnore. Ėshtė emėr i pėrveēėm dhe nuk ėshtė i prejardhur, do tė thotė nuk
rrjedh prej ndonjė fjale tjetėr. Si term i tillė pėrdoret vetėm pėr tė dėshmuar
Ekzistencėn e Domosdoshme dhe Absolute. Ēdo emėr tjetėr i bukur i Allahut vjen
si shtesė me tė, kur janė sė bashku. p.sh. “Huvallahu ledhi la ilahe il-la
huve”- “Ai ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij…” (El-Hashr,23) ose
“Allahu la ilahe il-la huve rabbul Arshil adhim”-“Allahu ėshtė njė, nuk ka Zot
tjetėr pėrveē Tij, Zot i Arshit tė madh”, (En-Neml, 26)etj.
Nė Kur’an ky emėr ėshtė pėrdorur 2690 herė, ndėrsa nėse ia shtojmė edhe
emėrtimin qė rrjedh po prej kėtij emri “Lil-lah”, ose “ilah” ose “lehu” ose
“huve”, atėherė ai del se ėshtė pėrmendur mbi 2700 herė.
Me kėtė emėr hyjnor nuk ėshtė emėrtuar dhe as qė mund tė emėrtohet dikush
tjetėr. Madje ky ėshtė edhe njė sfidim hyjnor pėr mbarė njerėzimin, sepse Allahu
xh.sh. thotė : “A di ti pėr Tė (Allahun) emėrtues tjetėr” ?! (Merjem, 65)
Me fjalėn Allah, janė hapur mbi tridhjetė e pesė ajete kuranore tė shpėrndamė
nėpėr kaptina tė ndryshme tė Kur’anit.
Emri Allah, do tė thotė se nuk ka tė adhuruar tjetėr qė meriton tė adhurohet
pėrveē Tij.
Pa dyshim ėshtė emri mė i madh dhe mė i ndritur i Krijuesit, pėr tė cilin ka
dhėnė shenjė edhe Pejgamberi ynė, se, po t’i lutet dikush Zotit me emrin e Tij
mė tė madh, njeriut ia jep atė qė kėrkon.
Duhet ditur se vetėm me emrin Allah plotėsohet dėshmia islame e cila ėshtė “La
ilahe il-la Allah, Muhammedun resulullah”.
Me kėtė emėr tė lartė hyjnor, fillojmė ēdo punė, dhe me kėtė emėr hapen tė
gjitha kaptinat e Kur’anit, do tė thotė me
(Bismil-lahi Rrahmani Rrahim).
2. ER-RRAHMAN - i Gjithėmėshirėshmi,
Ėshtė Ai qė shtrin mėshirėn e Tij mbi tė gjitha krijesat, pa dallim nė mes
besimtarėve dhe pabesimtarėve.
3. ER-RRAHIM – Mėshirėploti. Ai i Cili shpėrblen besimtarėt me mėshirėn e Vet,
sidomos nė botėn e ardhshme.
4. EL-MELIK – Sunduesi. Ai i cili sundon kėtė gjithėsi ashtu siē dėshiron
Vetė.
5. EL-KUDDUS - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi – Allahu ėshtė i pastėr dhe i
zhveshur nga ēdo e metė a mangėsi qė mund t’i mvishet.
6. ES-SELAM – Paqedhėnėsi – Ai jep paqe dhe qetėsi, vetėm tek Ai ėshtė shpėtimi.
7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtėsi i premtimit. Allahu i madhėrishėm nuk e
thyen premtimin e Vet, do tė thotė se nė Ditėn e Gjykimit, Ai do t’i mbrojė
robėrit e Vet tė sinqertė nga ndėshkimi i zjarrit.
8. EL-MUHEJMIN – Mbizotėruesi, Mbikėqyrėsi. Kuptim tjetėr i kėtij emri hyjnor
ėshtė edhe se Allahu ėshtė Mbrojtės dhe Mbikėqyrės i ēdo gjėje qė ndodh nė kėtė
ekzistencė.
9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhėshtori. Fuqia e Tij mbulon kėtė gjithėsi; askush
nuk ėshtė i barabartė me Fuqinė e Tij.
10. EL-XHEBBAR - i Gjithėfuqishmi. Mbizotėruesi ndaj ēdo gjėje. Ai me vullnetin
e Tij ka nėnshtruar ēdo krijesė pėr respektimin e Madhėrisė sė Tij
11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhėrishmi. Madhėshtia e Tij nuk mund tė krahasohet me tė
pėrceptuarit e mendjes njerėzore.
12. EL-HALIK – Krijuesi, i Cili ka krijuar tėrė kėtė ekzistencė, qė e shohim dhe
nuk e shohim. Krijues i vetėm dhe i Pashoq.
13. EL-BARIU – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjė model paraprak, dhe
Vullneti i Tij ėshtė zbatuar dhe zbatohet nėpėrmjet urdhrit hyjnor: “Bėhu”!
14. EL-MUSAVVIR – Formėdhėnėsi. Ai i Cili u dha formė tė gjitha krijesave, e
ndėr kėto krijesa e dalloi njeriun, tė cilin e krijoi nė formėn mė tė bukur.
15. EL-GAFFAR – Gjithėfalėsi. Ai i Cili fal robėrit e Tij, sa herė qė ata i
drejtohen pėr falje. Emri Gaffar ka edhe domethėnien se Allahu i mbulon tė
kėqijat e njerėzve-robėrve tė Tij, dhe i fal ato nė Ahiret.
Vazhdo nė faqen tjeter ( 2 ) ( 3 ) ( 4 ) Kthehu nė fillim