
Abdesi
Njė prej kushteve tė namazit ėshtė abdesi, pa tė cilin nuk ka edhe namaz. Ka thėnė Pejgamberi (Salallahu Alajhi We Seleme): "Nuk ja pranon Allahu namazin atij, i cili e kryen nevojėn (e madhe apo tė vogėl) derisa tė pastrohet." (Buhariu dhe Muslimi) Vlera e Abdesit: Ka thėnė Pejgamberi (Salallahu Alajhi We Seleme): "A dėshironi tė ju tregoj pėr njė gjė qė Allahu tė ju shlyen gabimet dhe tė ngriteni nė tė?", thanė tė pranishmt, "Gjithsesi o i Derguar i Allahut," tha i Dėrguari s.a.v.s, " Marrja abdes nė ditėt e vėshtira (nė ditėt e ftohta apo abdesi i tė sėmurit), si dhe shpeshtimi i shkuarjes nė xhami dhe pritja e namazeve nė xhami pas namazit tė cilin e ke falė nė xhami. Kjo pra ėshte lidhja e juaj, kjo pra eshte lidhja e juaj."
Ka thėnė Allahu (Xhele Shanuhu):
"O ju qė keni besuar! Kur doni tė kryeni faljen, lani
fėtyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla, kaloni duart e lagura mbi kokat
tuaja, lani edhe kėmbėt deri nė nyje (kyēe)."
El Maideh, 6
Gjithashtu, transmetohet nga Hammani (Radijallahu Anhu) se Othmani (Radijallahu Anhu) ka kėrkuar ujė pėr tė marrur abdes, dhe i ka la duart tri herė pastaj e ka shpėrla gojėn dhe hundėn tri herė, pastaj e ka la fėtyrėn tri herė, pastaj e ka la dorėn e djathtė deri nė bėrryl trė herė, pastaj e ka la dorėn e majtė njėsoj si tė djathtėn, pastaj i ka dhėnė mes“h (kalim me duar tė lagura) kokės, pastaj e ka la kembėn e djathtė deri tek nyja e kėmbės tri herė, pastaj e ka la kėmbėn e majtė njėsoj si tė djathtėn, pastaj ka thėnė:
" E kam pa Pejgamberin (Salallahu Alajhi We Seleme) duke marrė abdes ngjajshėm me kėtė abdes qė e morra unė." (Buhariu dhe Muslimi).
Nga ky ajet dhe ky hadith mund ta nxjerrim mėnyrėn a marrjes sė abdesit:
[zmadho]
[zmadho]
[zmadho]
[zmadho]
Vėrejtje: Larja e fėtyres pėr ata tė cilėt nuk kanė flokė (janė qela); ai duhet ta lajė fėtyren prej aty ku fillojnė flokėt e njerėzve tė cilėt kanė flokė.
Kurse, pėr ata tė cilėt kanė mjekra tė rralla duhet qė ta lajnė fėtyren duke i futur gishtat nėpėr mjekėr dhe duke e fėrkuar atė, kurse ata tė cilėt e kanė mjekrėn e shpeshtė duhet ta lajnė mjekrėn sipėrfaqėsisht duke mos e fėrkuar.
[zmadho][zmadho]
Pastaj i jep mes’h kokės duke i vendosur duart nė fillim tė flokėve duke
e pėrfshirė pjesėn e flokėve deri tek qafa dhe duke i kthyer ato (duart) nė
fillim tė flokėve.
[zmadho]
Transmetohet nga Omeri (Radijallahu Anhu) se Pejgamberi (Salallahu Alajhi We Seleme) ka thene:"Nuk ka asnjė njeri, i cili mer abdes tė plotė (duke i plotėsuar tė gjitha kushtet e abdesit) dhe thotė "Esh-hedu en la Ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu"veēse i qelen atij tetė dyert e xhennetit dhe hyn nė tė cilėn dėshiron prej tyre."(Muslim)
1. Shqiptimi i nijetit me gojė duke thėnė : " Po e bėjė nijet me mare abdes ". Kurse, e vėrteta ėshtė se nijeti bėhet me zemėr e jo me gojė , sepse s’ėshtė transmetuar asnjė hadith qė na kishte treguar se Pejgamberi (Salallahu Alejhi ve Selem). ka bėrė nijet me gojė.
2. Futja e ujit nė gojė dhe qitja e tij duke mos e shpėrla gojėn
3. Mos shpėrlarja e hundės si duhet.
4. Larja e fėtyrės duke mos i pėrfshi tė gjitha pjesėt apo kufijt e fėtyrės
(tė cilat i cekėm mė lartė).
[zmadho]
5. Mos larjen e pjesės sė jashtme tė shuplakės (pasi qė e mbrendėshmja lahet
duke marė ujė me te ) duke e larė dorėn deri te bryli
[zmadho]
. Disa mendojn se shuplaka nuk duhet tė lahet pasi qė ėshtė larė nė fillim tė
abdesit . Ky mendim ėshtė i gabuar sepse larja e duarėve nė fillim ėshtė synet ,
ndėrsa larja e duarėve deri nė bryla ėshtė farz.
6. Poashtu moslarja e brylave ashtu si qė duhet.
[zmadho][zmadho]
7. Prej gabimeve ėshtė edhe larja e qafės, pasi qė i kemi dhėnė mes kokės. E vėrteta ėshtė se larja e qafės nuk ėshtė as synet e as farz, por ėshtė bidat .
8. Gabim ėshtė edhe moslarja e zogut tė kėmbės ose pėr rreth sajė.
[zmadho][zmadho]
9. Poashtu gabim ėshtė fėrkuarja e tepėrt e pjesėve tė trupit gjat marjes sė abdesit.
10. Prej gabimeve ėshtė edhe hargjimi i tepėrt i ujit si p.sh. larja e pjesėve tė trupit mė shumė se sa 3 herė.
11. Prej gabimeve ėshtė edhe mos heqja e disa gjėrave tė cilat e pengojne depėrtimin e ujit nė pjesėt e trupit, siē ėshtė llaku pėr zbukurimin e thonjėve, kurse nėse personi ėshtė i detyruar ta mbajė atė pengese siē ėshtė gjipsi, atėherė personi nuk duhet ta heq atė por duhet me i dhėnė mes’h asaj pjese tė trupit.
12. Njė prej gabimeve ėshtė edhe pėrmendja e disa duave (lutjeve) gjatė marrjes sė abdesit, si p.sh.duke e larė dorėn e djathtė tė thuash: "O Zot ma jep librin (nė ditėn e gjykimit) nė dorėn e djathtė", ose duke e larė dorėn e majtė tė thuash: "O Zot mos ma jep librin ne doren e majtė", kjo ėshtė bidat sepse nuk ka asnjė argument qė tregon se Pejgamberi (Salallahu Alejhi ve Selem) e ka bėrė njė gjė tė tillė.
Transmetohet nga Mugire ibn Shobe (RadijAllahu anhu) se ka thėnė:
" Kam qenė me Pejgamberin (Salallahu alejhi ve Selem) (nė njė udhėtim, siē ceket nė Buhari) dhe ka filluar (Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selem) tė marrė abdes, dhe unė e zgjata dorėn qė t’ia dathi mestet Pejgamberit (Salallahu alejhi ve Selem), por mė tha: "Leri ato (mestet), sepse unė ato i kam mbathur duke qenė ato (kėmbėt) tė pastėrta (d.m.th me abdes) dhe pastaj Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem) i dha mes’h atyre." (hadithi hasen)(Ebu Davudi).
Per t’i dhėnė mes’h mesteve apo ēorapėve duhet tė i plotėsojmė dy kushte:
a) Duhet qė mestet apo ēorapėt tė mbathen pasiqė njeriu tė ketė marrė
abdes.
b) Duhet qė mestet apo ēorapėt t“i mbulojnė ato pjesė tė kėmbės, tė cilat
ėshtė farz larja e tyre, d.m.th deri tek nyja e kėmbės. Kurse pėr ēorapė,
kushtezohen qė tė mos jenė tepėr tė holla.
Transmetohet se Aliu (RadijAllahu anhu) ka thėnė:
" Sikur tė ishte feja e bazuar nė logjikė (e jo nė argumente), do tė duhej me i dhėnė mes’h mesteve nga ana e poshtme, kurse unė e kam pa Pejgamberin (Salallahu alejhi ve Selem) duke i dhėnė mes’h mesteve nė anėn e siperme". (Hadithi Hasen)(Ebu Davudi).
D.m.th, mes’hi merret duke e lagur dorėn dhe duke i dhėnė mes’h mesteve
nė anėn e sipėrme
[zmadho] 
e jo nė anėn e poshtme
[zmadho]
Transmetohet nga Safwan ibn Assal se ka thėnė:
" Na ka urdhėruar Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem) qė kur tė jemi nė udhėtim, tė mos i heqim mestet tri ditė dhe tri netė." (Hadithi Hasen)(Nesaiu dhe Tirmidhiu)
Poashtu transmetohet nga Ali ibn Ebi Talibi (RadijAllahu anhu) se ka thėnė:
" E ka bėrė Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem), (mes’hin mbi meste) pėr musafirin tri ditė dhe tri netė, kurse pėr vendasin njė ditė dhe njė natė." (Hadith Sahih)(Muslimi).
D.m.th kohėzgjatja e mes’hit pėr atė person i cili ėshtė musafir (udhėtar), ėshtė tri ditė dhe tri netė, d.m.th ka tė drejtė t“i jap mes’h mesteve apo ēorapėve tri ditė dhe tri netė, kurse pėr vendasin i cili ėshtė te familja e vetė, ka tė drejte me i dhėnė mes’h mesteve njė ditė dhe njė natė.
Fillimi i llogaritjes sė kohės sė mes’hit fillon atėherė kur personi mer mes’h, e jo prej kohės kur ai person i mbath mestet apo ēorapet; p.sh.njeriu ka marrė abdes dhe i ka mbath mestet apo ēorapet nė ora 12 dhe e ka prish abdesin nė ora 2, kurse mes’h ka marrė nė ora 4, ky person duhet ta llogaritė kohėn prej atij momenti kur ka marrė mes’h e jo prej momentit kur ka marrė abdes, e as prej atij momenti kur e ka prish abdesin.
Vėrejtje: Nėse personi i dath mestet apo ēorapėt, nuk e prish abdesin por i humbet e drejta e mes’hit, d.m.th nuk ka tė drejtė me i dhėnė mė mes’h ēorapėve apo mesteve.
Abdesin e prishin kėto gjėra:
1. Dalja e urinės, tė vjellurit, apo dalja e gazrave nga trupi.
2. Tė koturit (pėrgjumėsia, e cila rezulton humbjen momentale tė vetėdijes), tė fikurit, dehja ose nė raste tė tjera tė humbes sė vetėdijes.
3. Dalja e lėngut tė bardhė (nga organi gjenital), i cili del para spermės (farės). Ky lėng ka dallim nga sperma, sepse del jo me vrull dhe del me sasi shumė mė tė vogėl. Ka shumė njerėz, tė cilėt mendojnė se kjo ėshtė spermė dhe duhet qė tė merret gusėll (pastrim i tėrė trupit) pas daljes sė kėtij lėngu. Ky lėng del shumė shpesh nga epshi, mirėpo ndodh qė tė dalė edhe gjatė kryerjes sė nevojės sė madhe apo tė vogėl (zakonisht nė pubertet). Nese njė personi i del ky lėng, atėherė duhet qė ta lajė organin gjenital dhe tė marrė abdes, e nuk e ka tė obliguar tė marrė gusull. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Pejgamberit (Salallahu alejhi ve Selem) qė transmetohet nga Aliu (RadijAllahu anhu), se ka thėnė:
" Kam qenė njė person qė mė ka dalė shumė shpesh
lėngu i bardhė (nga organi gjenital) dhe i kam thėnė Mikdadit qė ta pyes
Pejgamberin (Salallahu alejhi ve Selem) pėr kėtė. Pejgamberi (Salallahu
alejhi ve Selem) i ka thėnė: “ Duhet qė tė marrėsh abdes.“"
(Hadith Sahih)(Buhariu,Muslimi,Ebu Davudi,Tirmidhiu,Nesaiu,Ibn Maxhe
dhe Maliku)
4. Prekja e organit gjenital me qėllim, poashtu e prish abdesin; siē transmetohet nga Busretu bint Safwan (RadijAllahu anha) se Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem) ka thėnė:
"Kush e prek organin gjenital le tė marrė abdes".
(Hadith Sahih)(Ebu Davudi,Tirmidhiu,Nesaiu,Ibn Maxhe).
5. Ngrėnia e mishit tė deves poashtu e prish abdesin. Transmetohet nga Xhabir (RadijAllahu anhu) se, njė njeri e ka pyetur Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem):
" A duhet tė marrė abdes pas ngrėnies sė mishit tė
deleve?" Ka thėnė Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem): "
Nėse dėshiron." Pastaj e ka pyetur Pejgamberin (Salallahu alejhi ve
Selem): " A duhet tė marrė abdes pas ngrenies sė mishit tė deves?"
Ka thėnė Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem): " Po."
(Hadith Sahih)(Muslimi)