Haxhxhi

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut (Subhanehu ue Teala), i Cili e bėri obligim Haxhxhin pėr ata tė cilėt kanė mundėsi Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e tij Muhammedin (SalAllahu Alejhi ue Selem), familjen e tij, shokėt e tij, dhe gjithė muslimanėt deri nė Ditėn e Gjykimit.

Me tė vėrtetė, Haxhxhi ėshtė bėrė obligim pėr tė gjith muslimanėt tė cilėt kanė mundėsi materiale dhe janė psiqikisht tė shėndoshė. Allahu [Xhele Shanuhu] thotė:

"E kryeni haxhxhin dhe umren pėr hir tė All-llahut!"
[El-Bekare, 196]

"Pėr hir tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo."
[Ali Imran, 97)

Transmeton Ibn Omeri r.a se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thėnė:

"Ėshtė ngritur islami nė pesė shtylla: Dėshmia se nuk ka Zot tjetėr qė e meriton adhurimin pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguar i Tij, falja e namazit, dhėnja e zekatit, agjėrimi i muajit tė ramazanit dhe haxhxhi."
[Buhariu, Muslimi]

Haxhxhi ėshtė ibadet i cili pėrfshin tė gjitha llojet e ibadeteve siē janė: ibadetet me zemėr, me gjuhė, trup dhe pasuri.

Haxhxhi ka qenė obligim edhe pėr popullin e Ibrahimit a.s, kur Allahu [Xhele Shanuhu] e urdhėroi Ibrahimin qė ta ndėrtoj Qaben, dhe t’i thėrret njerėzit pėr Haxhxh. All-llahu [Xhele Shanuhu] thotė:

"Dhe thirr ndėr njerėz pėr Haxhxh, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta. (Vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin All-llahun nė ato ditė tė caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe pėr qė i ka furnizuar me kafshė. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfėrin."
[El-Haxhxh, 27-28)

Me tė vėrtetė, Haxhxhi ėshtė njė ibadet i mrekullueshėm dhe ka vlerė dhe dobi tė madhe pėr njerėzit. Prej dobive ėshtė se, All-llahu ia falė mėkatet haxhxhiut, siē transmetohet se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thėnė:

"Ai i cili bėnė Haxhxhin dhe nuk shanė, e as nuk shkakton polemikė (grindje), do tė kthehet nga Haxhxhi sikur atė ditė kur e ka lindur nėna e tij."
[Buhariu, 2/209; Muslimi, 1350]

Gjithashtu ka thėnė:

"Umreja deri nė umren tjetėr ėshtė shkaktar pėr shlyerjen e mėkateve qė janė bėrė mes tyre, gjithashtu Haxhxhi i pranuar nuk ka tjetėr shpėrblim pėrveē se Xhennetin."
[Buhariu, 1773; Muslimi, 1349]

Nga dobitė ėshtė edhe shikimi i mirėsisė sė All-llahut [Xhele Shanuhu], siē thotė All-llahu [Xhele Shanuhu]:

"(Vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre.." [El-Haxhxh, 28] Dobitė nė Haxhxh janė tė shumta, prej tyre: tė pėrkujtuarit e All-llahut [Xhele Shanuhu] me tekbire, qėndrimi nė Arafat, Muzdelife, hudhja e gurėve, tavafi, Safa dhe Merve, qėndrimi nė Minne, prerja e kurbanave etj.

Nga mirėsitė e Haxhxhit ėshtė edhe takimi i Muslimanėve nga anė e mbarė bota; nė njė kohė, nė njė vend, dhe me njė qėllim tė caktuar, i cili ėshtė tė adhuruarit e All-llahut dhe pėrgjigjja ndaj ftesės sė Tij pėr ta kryer Haxhxhin. All-llahu [Xhele Shanuhu] thotė:

"Nuk ka dyshim se ky Ummet (Vėllezėria, Ligji e Feja juaj, Besimi i Pastėr Islam) ėshtė njė fe dhe Unė jam Zoti juaj, kėshtu pra mė adhuroni vetėm Mua."
[El-Enbija, 92]

Tė gjithė i bashkon TEUHIDI, njėshmėria e All-llahut [Xhele Shanuhu]. Tė gjithė duke i pėrsėritur fjalėt:

"Leb-bejk All-llahum-me leb-bejk
[Tė jemi pėrgjigjur o All-llah tė jemi pėrgjigjur]

Leb-bejke la sherike leke lebejk
[tė jemi pėrgjigjur o Ti i cili nuk ke shok

In-nel hamde, ve ni'mete leke, vel mulk, la sherike lek"
[me tė vėrtetė se falėnderimet, mirėsitė dhe sundimi tė gjitha janė pėr Ty,
dhe nuk ka shok qė i takon adhurimi pėrveē Teje.
]

Muslimanit (i cili ka mundėsi materiale) i obligohet qė sa mė parė t'a kryej kėtė obligim, sepse nuk e din se kur do t'i vijė momenti i vdekjes. Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thėnė:

"Shpejtoni pėr nė Haxhxh, sepse ju nuk e dini se qka do t'ju ndodh nesėr."
[Ahmedi. Kurse shejh Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė hasen (Irva el-Galil, 990)]

Kurse ai i cili e vonon atė pa arsye, duke i pasur tė gjitha mundėsitė, ai ka bėrė mėkat dhe duhet tė pendohet tek All-llahu [Xhele Shanuhu].

E lusim All-llahun [Xhele Shanuhu] qė tė na e mundėsoj kryerjen e Haxhxhit, kurse atyre qė e kanė kryer apo do tė shkojnė t'a kryejnė atė, e lusim All-llahun [Xhele Shanuhu] qė t'ua pranojė Haxhxhin, dhe tė kthehen nė shtėpitė e tyre tė pastėrt nga mėkatet, sikur atė ditė kur i kanė lindur nėnat e tyre.