Imam Ibn Hazmi, nė librin e tij Maraatib el-Ixhma, ka thėnė:
" Xhehennemi ėshtė i vėrtetė; ėshtė vendbanim i vuajtjes, i cili nuk do tė pushojė sė ekzistuari kurrė, dhe popujt e tij kurrė nuk do tė pushojnė tė ekzistojnė, ata do tė mbeten aty pa fund."
Nė librin e tij al-Fasl fi’l-Milal wa’l-Ahwa’ wa’l-Nihal, thotė:
" Tė gjitha sektet e Ummetit janė pajtuar se, Xhenneti dhe kėnaqėsitė e tij nuk do tė pushojnė sė ekzistuari asnjėherė, dhe se Xhehennemi dhe vuajtjet e tij nuk do tė pushojnė sė ekzistuari. Nga ky mendim janė veēuar el-Xhehm ibn Safwaan, Abu“l Hudhejl el-“Allaaf dhe disa prej Rafidive. Sa i pėrket Xhahmit, ai tha se Xhenneti dhe Xhehennemi do tė pushojnė sė ekzistuari, sikurse edhe popujt e tyre. Abu“l Hudhejli ka thėnė se, Xhenneti dhe Xhehennemi nuk do tė pushojnė se ekzistuari, e as popujt e tyre, por lėvizja e tyre do tė pushojė dhe ata do tė mbesin tė palėvizshėm, pa lėvizuer asnjėherė, dhe popujt e tyre do tė jenė gjallė, tė bekuar apo tė torturuar. Ndėrsa ai grup i Rafidive ka thėnė se, popujt e Xhennetit do tė nxirren prej Xhenneti dhe popujt e Xhehennemit do tė nxirren prej Xhehennemit, dhe do tė dėrgohet atje ku dėshiron All-llahu t“i dėrgojė."
[el-Fasl 4/154, Dar el-Xhiil]
El-Tahaviju, nė librin e tij “Akidah ka thėnė:
"Xhenneti dhe Xhehennemi janė dy qenie tė krijuara, tė cilat nuk do tė pushojnė sė ekzistuari, apo tė pėrfundojnė, kurrė."
Ky besim konfirmohet me njė numėr tė madh argumentesh nga Kur“ani dhe Suneti. P.sh., All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotė:
" Ata pėrpiqen tė dalin nga zjarri, por s’kanė tė dalė nga ai,
ata kanė dėnim tė pėrhershėm."
[el Maideh, 37]
" Atyre as nuk u lehtėsohet (vuajtja) dhe aty janė tė dėshpruar.
"
[ez Zukhruf, 78]
" Shpėrblimi pėr ta te Zoti i tyre janė: vendet ne Xhennete nėpėr
tė cilėt burojnė lumenj, e aty janė pėrgjithmonė, "
[el Bejjineh, 8]
" Ata aty nuk i godet kurrfarė lodhje dhe nuk do tė nxirren kurrė
prej tij. "
[el Hixhr, 48]
" e ata nuk kanė tė dalė prej zjarrit. "
[el Bekareh, 167]
" ..atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do tė hyjnė nė
Xhennet deri tė pėrbirojė devja vrimėn e gjilpėrės."
[el A“raf, 40]
" Ata as nuk gjykohen qė tė vdesin (tė rehatohen) e as nuk u
lehtėsohe ndėshkimi. Kėshtu e ndėshkojmė ēdo jobesimtarė."
[Fatir, 36]
Nė Sunnet, i Dėrguari (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thėnė: " Vdekja do tė vijė nė ditėn e Gjykimit, nė formė tė njė dashi tė bardhė dhe tė zi, dhe do tė qėndrojė nė mes tė Xhennetit dhe Xhehennemit. Do tė thuhet, “O popuj tė Xhennetit, a e njihni kėtė?“ Ata do tė zgjasin qafat e tyre dhe do tė shikojnė dhe do tė thuan, “Po, kjo ėshtė vdekja.“
Do tė thuhet: “O popuj tė Xhehennemit, a e njihni kėtė?“ Ata do tė zgjasin qafat e tyre dhe do tė shikojnė dhe do tė thuan, “Po, kjo ėshtė vdekja.“ Pastaj, do tė jipet urdhėri dhe ajo do tė theret. Pastaj, do tė thuhet, “O popuj tė Xhennetit, ėshtė i amshueshėm dhe nuk ka vdekje. O popuj tė Xhehennemit, ėshtė i amshueshėm dhe nuk ka vdekje.“" Pastaj, i Dėrguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) recitoi ajetin:
" Ti tėrhiqu atyre vėrejtjen pėr ditėn e dėshprimit, kur tė marrė
fund ēėshtja (e pėrgjejgėsisė e dikush nė Xhennet, dikush nė Zjarr), se ata
(sot) janė tė painformuar, dhe ata nuk janė duke besuar. "
[Merjem, 39]
- Transmeton Muslimi, 5087 nga hadithi i Abu Sa’eed al-Khudriut -
Ky tekst i qartė sahih nuk le asnjė hapsirė pėr dyshim rreth kėsaj ēėshtje, e qė ėshtė se, popujt e Xhehennemit do tė mbesin aty pėrgjithmonė dhe nuk do tė vdesin e as do tė dalin prej tij, ashtu si popujt e Xhennetit do tė mbesin nė Xhennet pėrgjithmonė.
Komentuesi i el Tahavijjeh ka thėnė: " Shumė raportime nga Sunneti tregojnė se, ata qė kanė thėnė La ilahe il-lAllah, do tė nxjerren nga Xhehennemi. Hadithi rreth ndėrmjetėsimit tregon qartė se, mėkatarėt nga mesi i popujve tė Teuhidit do tė nxjerren nga Xhehennemi dhe kjo vlenė vetėm pėr ta. Nėse kufarėt do tė nxirreshin nga Xhehennemi, ato do tė ishin besimtarė dhe kjo kundėrshton tė veēuarit e cekur nė hadith."