A lejohet t'ua urojmė jobesimtarėve festat e tyre
 
 

Tė gjithė dijetarėt janė unanim se nuk lejohet t'ua urojmė jobesimtarėve festat e tyre. Ibn Kajjimi nė librin e tij "Ehkamu Ehli Dhimme" ka thėnė:
"Tė u'a urosh jobesimtarėve ceremonitė e kufrit tė tyre ėshtė haram, dhe ky ėshtė mendimi unanim i dijetarėve (ixhma), si p.sh tė ia urosh festat e tyre, agjėrimin e tyre, duke thėnė: urime ju qoft festa, edhe nėse ai i cili ua uron festat atyre shpėton nga kufri, ajo ėshtė prej mėkateve (harameve) tė mėdha, dhe ajo i pėrgjason sikur t'ua urosh jobesimtarėve pėruljen e tyre qė ua bėjnė kryqit."

Shkaku se pse ėshtė haram tė ua urojmė jobesimtarėve festat e tyre, siē e ceku Ibn Kajjimi, ėshtė se, urimi i festive tė tyre nėnkupton pranimin e kufrit nė tė cilėn gjenden ata, dhe je i kėnaqur me gjendjen e tyre nė tė cilėn gjenden ata, edhepse ai nuk e dėshiron kėtė kufėr (mosbesim) pėr vetėn e tij, mirėpo besimtarit i ndalohet qė tė pajtohet me ceremonitė e kufrit, apo tė u'a uroj tė tjerėve kėtė kufėr, sepse Allahu (Subhanehu ue Teala) nuk ėshtė i kėnaqur me kėtė, Allahu (Subhanehu ue Teala) thotė:
"Nėse ju nuk besoni, All-llahu nuk ėshtė nevojtar pėr ju; megjithatė, Ai nuk ėshtė i kėnaqur me mosbesimin e robėrve tė Vet, e nėse jeni mirėnjohės ndaj Tij, Ai e pėlqen atė pėr ju."
[Ez-Zumer, 7] dhe thotė:
"Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe."
[El-Maide, 3]

Nė qoftė se na thėrrasin nė pjesėmarrjen e festimit tė festive tė tyre, ne nuk iu pėrgjigjemi ftesės, sepse ato nuk janė festat tona, ato janė festa tė cilat nuk i pėlqen Allahu (Subhanehu ue Teala), sepse ato festa ose janė tė shpikura nė fetė e tyre, ose janė tė fesė sė tyre, e qė me ardhjen e islamit, fesė sė tė dėrguarit tė fundit pėr gjithė njerėzimin, Muhammedin (SalAllahu alejhi ue selem) janė anuluar.

Allahu (Subhanehu ue Teala) thotė nė lidhje me fenė islame:
"E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit." [Ali Imran, 85]

..kėshtu qė muslimani e ka haram tu pėrgjigjet ftesės sė tyre. Pėrgjigjja e ftesės ėshtė haram mė i madh se sa tė ua urojmė festėn atyre, sepse nė kėtė rast njeriu bėhet pjesėmarrės nė kėtė manifestim.

Gjithashtu, ėshtė haram qė muslimani t'u pėrgjasoj qafirėve duke pėrgatit manifestim pėr kėto festa, apo duke i shkėmbyer hedijet (dhuratat) njėri-tjetrit, apo duke shpėrndarė ėmbėlsira etj. Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) ka thėnė:
{ Ai i cili i pėrgjason njė populli, ai ėshtė prej tyre. }
[Ebu Davudi]

Ai i cili i bėn njėrėn prej kėtyre gjėrave ka bėrė haram tė madh, pa marrė parasysh se a e ka bėrė pėr sy e faqe, prej marres, apo pėr arsye tė tjera.